No menu items!
Ballina KRYESORE Dallku dhe Prishtina gjobiten nga Disiplinori, Bekaj dënohet me dy ndeshje moslojë

Dallku dhe Prishtina gjobiten nga Disiplinori, Bekaj dënohet me dy ndeshje moslojë

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka marrë masa ndaj FC Prishtina, trajnerit të saj Armend Dallku dhe portierit Visar Bekaj, për veprimet josportive në ndeshjen e javës së 29-të kundër Gjilanit. Prishtina është gjobitur me 1500 euro nga Disiplinori, derisa timonierit të bardhekaltërve iu shqiptua gjoba prej 500 eurosh. Ndërkaq, portierit Visar Bekaj për kartonin e kuq për ndërhyrjen jashtë zonës së 16-metërshit, që nga shumë analistë u vlerësua si vendim i rëndë i gjyqtarit, u dënua nga Disiplinori me dy ndeshje moslojë


Vendimet në tërësi të Komisionit Disiplinor të FFK-së  

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 16.07.2020 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e datës 10.07.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare nga ndeshjet e zhvilluara nga java e  XXIX–të e Ipko Superligës së Kosovë në futboll për kategorinë e seniorëve, konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore  sjelli këto;

V E N D I M E

ARMEND  DALLKU; kryetrajner i FC “PRISHTINA“ nga Prishtina  me numër të ID kartelës  000613M83 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e  komisionit datë 10.07.2020 për  manifestim të sjelljeve josportive (tentim sulmi në gjyqtarin kryesor) pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXIX-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC  GJILANI – FC PRISHTINA  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar si dhe deklaratat plotësuese), bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 të Rregullores  disiplinore kryetrajneri  Armend  Dallku;

DENOHET me të holla në shumë prej; 500 EURO (pesëqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është; 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni  11 paragrafi 1).

VISAR  BEKAJ; lojtar (portier) i FC “PRISHTINA“ nga Prishtina me numër të ID kartelës ; 000568M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  21 , në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 10.07.2020, për ndëshkim me karton të kuq  (ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar si lojtar fundor) në ndeshjen e javës së; XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC  GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar), bazuar në nenin 39 paragrafi 3, lojtari  Visar  Bekaj;
DENOHET  me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

AVNI DURMISHI; (zyrtar) fotoreporter i FC “PRISHTINA“ nga Prishtina , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 10.07.2020, për manifestim të sjelljeve të gabuara  drejtuar asistentit  të dytë në ndeshjen e javës së  XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar), bazuar në nenin 40  paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore zyrtarit të FC “Prishtina“ nga Prishtina z.Avni Durmishi i shqiptohet masa  disiplinore VËREJTJE  E  FUNDIT.

FC “PRISHTINA“ nga Prishtina, në procedurë të hapur disiplinore  nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sjellje dhe veprime të gabuara të stafit të klubit pas përfundimit të ndeshjes së javës së  XXIX-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC  GJILANI  – FC PRISHTINA  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare ; pas përfundimit të ndeshjes stafi i FC  Prishtina dëmtojnë inventarin e zhveshtores në të cilën ishin të vendosur si mysafir), bazuar në nenin  40 paragrafi 1 pika  3 dhe neni  10 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores  disiplinore, FC “Prishtina“ nga Prishtina
DENOHET në të holla në shumë prej; 1500 EURO (njëmijë e pesëqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë nga data  kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore  neni  11 paragrafi 1).

ENVER  FAZLIU;  delegat në ndeshjen  përcaktuese  për kampionin e Ligës së Parë të Kosovës për futbollin e femrave kategoria e seniorëve, në procedurë të iniciuar nga Komisioni i Garave për futbollin e femrave, për moszbatim të plotë të detyrës zyrtare në ndeshjen; KFF  MITROVICA  – KFF  FERONIKELI e zhvilluar me datë 27.06.2020 në stadiumin “Riza  Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar), bazuar në nenin  97 dhe 98 të Rregullores  disiplinore z.Enver Fazliu
PEZULLOHET  pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave zyrtare  lidhur me ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës  – vendimin përfundimtar të Komisionit. Kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari në pezullim z. Enver Fazliu lidhur me rastin, afati datë 20.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

SEID  OMBASHI; kryetrajner në KFF “MITROVICA“ nga Mitrovica  me numër të ID kartelës ; 010335M82, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit  të Garave, për futbollin e femrave, për manifestim të sjelljeve josportive (ofendime ndaj gjyqtarëve) në ndeshjen përcaktuese për kampionin e Ligës së parë për futbollin e femrave   – kategoria e senioreve; KFF MITROVICA – KFF  FERONIKELI, e zhvilluar me datë 27.06.2020 në  stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë) bazuar në nenin 97 dhe 98 kryetrajnerit Seid  Ombashi;
I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë shtesë nga z. Seid Ombashli lidhur me rastin. Afati datë  20.07.2020  (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

HAJRULLAH  HAXHIU; kryetar i KFF “MITROVICA“ nga Mitrovica në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për futbollin e femrave, për manifestim të sjelljeve josportive (ofendime ndaj gjyqtarëve të takimit) në ndeshjen përcaktuese  për kampion të Ligës së parë të Kosovës për femra – kategoria e senioreve; KFF MITROVICA – KFF FERONIKELI, e zhvilluar në stadiumin “Riza  Lushta“   në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar me datë 27.06.2020 në Mitrovicë) bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore z. Hajrullah  Haxhiu – kryetar i KFF “Mitrovica“ nga Mitrovica
I HAPET PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport shtesë nga z. Hajrullah Haxhiu lidhur me rastin. Afati datë; 20.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

KËSHILLA  JURIDIKE;  Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së vendimit – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 16.07.2020                                                                      
Komisioni disiplinor – shkalla e parë
Kryetari Dukagjin Zefi

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kosova mund të ketë telashe për shkak të Covidit në ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll muajin e ardhshëm nis një cikël tjetër kualifikues, atë të Botërorit “Katari 2022”. Do të grumbullohet më 22 mars,...

Muri i Atalantas bie pas 85 minutash, feston Reali

Fitore në frymën e fundit! Real Madrid gjen golin që ndoshta është tepër i rëndësishëm për fatin e kësaj përballje me eliminim direkt, duke...

City i pandalshëm edhe në Champions League

Manchester City është me një këmbë në fazën çerekfinale të UEFA Champions League, pasi ka mposhtur Borussia Monchengladbach në ndeshjen e parë me shifrat...

Presidenti i Dritës vjen me një reagim pasi u mposhtën sot në Prishtinë

Drita ka pësuar një humbje të hidhur e treta rresht përballë Prishtinës, por duket se kjo e fundit ishte më e hidhura.

Recent Comments