Ylli i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli po dëshmon dita-ditës se është duke u kthyer në top-formë pas lëndimit që e la për shumë muaj jashtë fushës së gjelbër.
Zeneli shënoi edhe sot në miqësoren që skuadra e tij Reims e fitoi kundër Rouen, me rezultat 3:0.
Në dy ndeshje Zeneli ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim.
Forma e tij i gëzon edhe tifozët dardanë, duke pasur parasysh faktin se Kosovën në shtator e presin ndeshjet e para të edicionit të ri në Ligën e Kombeve, derisa në tetor ndeshj e shumë pritur kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të “play-off”-it për Evropian.