No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Vetëm triumfi në Kupë ia shpëton sezonin Prishtinës

Vetëm triumfi në Kupë ia shpëton sezonin Prishtinës

Humbja nga Gjilani (2:1) dhe barazimi me Dritën (1:1) në dy ndeshjet e fundit, bënë që Prishtina përfundimisht të largohet nga gara për titullin e kampionit kur kanë mbetur edhe tri xhiro të pazhvilluara këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll. Vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit nuk i mjaftuan Prishtinës për të mbajtur hapin për titull me Dritën, Ballkanin e Gjilanin, ekipe që kanë mbetur në garë. Prishtina renditet e katërta të tabelë me 58 pikë, shtatë më pak se Drita (65) që kryeson në tabelë.

Ballkani është i dyti në tabelë me 62 pikë dhe Gjilani i treti me 61 sosh. Pas barazimit me Dritën në stadiumin “Fadil Vokrri” të dielën e shkuar, edhe Prishtina e pranoi se do të mbetet pa titull edhe këtë edicion.

“Prishtina pas humbjes në Gjilan dhe barazimit të sotëm, mbetet pa titullin e kampionit nga edicioni 2013/14”, ishte reagimi i Prishtinës në “Facebook” pas ndeshjes me Dritën.

Megjithatë, te Prishtina insistojnë se mund ta shpëtojnë këtë edicion nëpërmjet triumfit në Kupën e Kosovës, sukses që automatikisht i garanton pjesëmarrjen në Ligën e Evropës për edicionin e ri. Në edicionin 2020/21, Kosova do të përfaqësohet me tri ekipe në garat evropiane: me kampionin në Ligën e Kampionëve, si dhe nënkampionin e fituesin e Kupës në Ligën e Evropës. Prishtina është në finale të Kupës së Kosovës, ndeshje kjo që do të zhvillohet më 29 korrik dhe do të jetë e fundit për edicionin 2019/20 që rifilloi muajin e shkuar pas pezullimit në muajin mars shkaku i koronavirusit. Në finale, Prishtina e ka përballë skuadrën e Ballkanit që gjithashtu këtë edicion po kërkon trofe dhe debutimin në garat evropiane.

“Tash, fokusi ynë është dalja në Evropë që duhet ta sigurojmë nëpërmjet triumfit në Kupën e Kosovës. Pra, ideja është që ta fitojmë kupën e Kosovës dhe për këtë jemi maksimalisht të motivuar, pavarësisht të gjitha gjërave që kanë ndodhur kohët e fundit”, ka pranuar trajneri i Prishtinës, Armend Dallku. “Gjithmonë kemi thënë se Prishtina është pretendente për titull, por këtë edicion na janë bërë shumë padrejtësi që i kemi përmendur vazhdimisht. Këtë vit kemi pasur lojë, gola dhe atmosferë shumë të mirë brenda grupit, por në tri ndeshjet e fundit kanë ardhur persona të deleguar me tendenca për të na dëmtuar”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments