No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Qëndrim Gashi kërkohet nga tri skuadra elitare të Kosovës dhe një evropiane

Qëndrim Gashi kërkohet nga tri skuadra elitare të Kosovës dhe një evropiane

Ylli i Lirisë, Qëndrim Gashi që gjysmën e sezonit të kaluar e kalojë në fanellën e Vushtrrisë, është një ndër lojtarët më të kërkuar nga skuadrat elitare të Superligës së Kosovës.

Gashi në një intervistë për arbresh.info, ka thënë se për të ky edicion ka qenë ndër më të mirët shkaku që i konkurrencës së ashpër për titull.

“Edicioni i këtij viti ka qenë dhe është një ndër edicionet më të mira në këto vitet e fundit në futbollin tonë, sepse ka pasur konkurrencë të ashpër për titull”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, gjëja më e keqe sipas tij është mungesa e tifozëve, ngase derbit më të mëdha janë duke u zhvilluar me dyer të mbyllura.

“Mund të them se gjëja negative e këtij edicioni është paraqitje e Covid-19, për shkak se mungojnë tifozët në stadiume dhe ndeshjet më interesante janë duke u zhvilluar pa tifozë”, ka shtuar Gashi.

I pyetur për të ardhmen, Gashi theksoi se synimi kryesor mbetet të luaj në Evropë. “Synimi im kryesor në të ardhmen është që të luaj në Evropë”, ka deklaruar ylli i Lirisë. Gashi në fund zbuloi se kërkohet nga tri skuadra elitare dhe një skuadër nga Evropa, kurse gjatë ditëve në vazhdim do e merr vendimin përfundimtar.

“Për momentin jam në pushime dhe po punoj maksimalisht që të jem i gatshëm për sezonin e re. Kontrata ime me Lirinë ka përfunduar, ndërsa jam në bisedime me tri skuadra nga Superliga e Kosovës dhe një jashtë vendit. Gjatë ditëve të ardhshme do e vendos të ardhmen”, ka pohuar Gashi.

Gashi gjithashtu ka qenë në të gjitha grupmoshat e Përfaqësueses së Kosovës, pra me U15, U17, U19 dhe U21.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Recent Comments