No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Platini: Dybala një yll, CR7 një kampion

Platini: Dybala një yll, CR7 një kampion

Paulo Dybala bashkohet me Michel Platini, në kuotën e 224 ndeshjeve me Juventusin. Lidhur me këtë ish presidenti i UEFA-s, Michel Platiini ka folur në “Gazzetta dello Sport”: “Më pëlqen Dybala dhe është mjaft mirë me Ronaldon. Ne jemi të ndryshëm, gjithsesi. Unë kam qenë një “10-she”, e ai luan në të gjithë repartin e më gjerë. Por, Dybala është një yll i vërtetë. Avokati (Agnelli i vjetër) nuk jeton më, por mund të konfirmoj se çfarë do të mendonte për Paulo Dybalan. Nëse atij i pëlqente shumë Sivori, mendoj se do ta kishte vlerësuar shumë edhe Dybalan. Argjentinasi është shumë i mirë në fushë, një djalosh me fytyrë të bukur. Ai është edhe një person i pashëm”, ka theksuar Platini..

Ne do të flasim për konceptin e “trashëgimisë” edhe një herë, sepse Michel Platini, si gjithë të mëdhenjtë, pretendon për veten e tij një rol në historinë e Juves, që objektivisht Paulo Dybala ende nuk e ka. Lidhur me një krahasim mes të dyve, francezi shton: “Shifrat janë një gjë, por ne jemi të ndryshëm. Unë gjithmonë i shmang krahasimet. Dybala duket si unë? Jo, sepse e kam parë shumë herë. Unë jam Platini dhe ai është Sivorì. Është një sulmues, që mund të luajë kudo. Unë isha mesfushor dhe shënova shumë gola. CR7? Ai është një kampion i shkëlqyeshëm, që zgjidh ndeshjet, ka luajtur për një kohë të gjatë në nivele të larta. Me Dybala përshtatet mjaft mirë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ja kush janë 10 futbollistët më të shtrenjtë në botë

“KPMG Football Benchmark” ka përpiluar listën e 10 futbollistëve më të shtrenjtë në botë, duke përjashtuar sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmund, Haaland, çmimi i...

Telashe të mëdha për Boateng; po hetohet se dhunoi ish-të dashurën, e cila u vetëvra më pas

Jerome Boateng po hetohet nga Prokuroria Publike e Mynihut për plagosje të Kasia Lenhardt, ish-të dashurës së tij, e cila bëri vetëvrasje dy javë...

Kosova mund të ketë telashe për shkak të Covidit në ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll muajin e ardhshëm nis një cikël tjetër kualifikues, atë të Botërorit “Katari 2022”. Do të grumbullohet më 22 mars,...

Muri i Atalantas bie pas 85 minutash, feston Reali

Fitore në frymën e fundit! Real Madrid gjen golin që ndoshta është tepër i rëndësishëm për fatin e kësaj përballje me eliminim direkt, duke...

Recent Comments