No menu items!
Ballina KRYESORE Zidane: të fitosh titullin duhet edhe të vuash

Zidane: të fitosh titullin duhet edhe të vuash

Zidane foli pas fitores së radhës në La Liga, që e ofron edhe më shumë me titullin kampion.

Ndeshje e fortë – “Ishte një lojë emocionuese. Normale, sepse luanim në një fushë të vështirë. Granada është një ekip, që na detyroi të vraponim shumë dhe të luftonim në pjesën e dytë. Ne luajtëm mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën na vuri në vështirësi kundërshtari. Për të fituar një kampionat duhet edhe të vuash. Kjo është koha për të vuajtur”.

Mungesa e përqendrimit në pjesën e dytë – “Neve nuk na pëlqen të fshehemi pas golave. Humbëm një top në mesfushë, që nuk kishte kuptim. Pastaj nuk luajtëm ashtu siç po bënim dhe vuajtëm. Në fund duhet ta uroj ekipin, sepse ka fituar nëntë ndeshje radhazi. Ne nuk mund të kërkojmë më shumë”.

Lumturia e ulërimës përfundimtare – “Kam bërtitur, isha shumë i lumtur në fund. Janë tri pikë të arta për ne. Futbolli është shumë i bukur, por të bën të vuash. Na kanë mbetur vetëm dy ndeshje. Lojtarët e mi bënë një ndeshje mbresëlënëse. Kemi një ndeshje shumë të ndërlikuar në shtëpi, kundër një kundërshtari shumë të mirë, që di të luajë futboll. Nëse fitojmë kundër Villarreal, atëherë do të them që e kemi titullin në duart tona. Deri më tani, asgjë nuk ka mbaruar. Ne nuk kemi fituar asgjë, sepse na mungojnë gjashtë pikë”.

Shënoi Mendy – “Janë 23 lojtarë, që kanë shënuar këtë sezon. Jam shumë i lumtur, sepse goli i tij ishte shumë i bukur. Le të festojmë sonte, të pushojmë pak dhe të mendojmë për ditën e enjte”.

Hazard – “Lojtari duhet të jetë shumë i mirë për të luajtur. Situata është pak e komplikuar. Ne na mungojnë dy ndeshje dhe shpresojmë që Eden të mund të jetë 100% të enjten. Kjo është ajo që ai dëshiron, ta ndihmojë ekipin. E shoh më mirë”.

Fotoja e Bale në stol – “Unë nuk kam asnjë ankesë për të. Tani jemi këtu dhe mendojmë vetëm për qëllimin e fitores së këtij kampionati”.

9 fitore radhazi – “Ne përgatitemi për këtë. Nuk është e lehtë të fitosh nëntë ndeshje radhazi në Spanjë, sepse kjo ligë është më e ndërlikuara në botë; gjithmonë luan kundër rivalëve shumë të mirë. Jam shumë krenar për lojtarët e mi, sepse në fund të fundit ata luajnë në fushë”.

Çfarë ndryshoi në pushimin për shkak të koronavirusit – “Siç tha Sergio, pas tre muajve qëndrimi të detyrueshëm në shtëpi, asgjë nuk ndryshoi. Kur na u dha mundësia të luanim futboll, kjo është ajo që bëmë. Ne kemi shumë cilësi për t’i bërë mirë gjërat. Kemi elementë të përgatitur për të arritur gjëra të mëdha”.

Benzema – “Golat e Karim janë rezultat i ekuilibrit të ekipit dhe i punës së përditshme. Në atë kuptim jemi shumë të lumtur”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Cassano: Interi është qesharak në Ligën e Kampionëve. Futboll në Itali nuk luajnë ata, por Atalanta

Ish sulmuesi i Milanit dhe Interit Antonio Cassano foli me mikrofonat BoboTV duke skanuar situatën e Interit. “Ka gjetur një qëndrueshmëri të madhe. Skuadra...

Reali barazon në frymën e fundit ndaj Sociedad, titulli largohet akoma më shumë 

Reali i Madridit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 mbrëmjen e sotme ndaj Sociedadit në shtëpi. Një barazim që...

Java e 23-të në Superligë luhet në fundjavë, vëmendja në “Fadil Vokrri” dhe “Rexhep Rexhepi”

Java e 23-të në Superligën e Kosovës do të vazhdojë në fundjavë. Fillimisht, ndeshja e parë do të luhet...

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi...

Recent Comments