No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ylber Ramadani në top-formë, shënon sërish

Ylber Ramadani në top-formë, shënon sërish

Mesfushori kosovar i Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadani, gjeti rrugën e rrjetës me skuadrën e Vejles në kampionatin danez.

Në minutën e 57-të, ish-mesfushori i Partizanit, Ferizajt e Prishtinës, lëshoi një predhë nga distanca.

Gjuajtja e tij ishte qendrore, por për fatin e mirë të shqiptarit, i shpëtoi portierit nga duart dhe përfundoi në rrjetë duke i dhënë avantazhin Vejles 1:0.

Në radhët e klubit danez që udhëheq kampionatin aktivizohen dy shqiptarë, Muçolli dhe Ramadani.

Ndërkohë, mbrojtësi Arlind Ajeti ndodhet në stol.

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi, vlen të theksohet se ekipi i shqiptarëve ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit danez, duke siguruar vendin e parë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments