Real Madrid ka vuajtur shumë në stadiumin ‘Nuevo Los Carmenes’ kundër Granadas, por në fund arriti të marrë tri pikë shumë të rëndësishme. Pas një loje mjaft interesante dhe dramatike deri në fund, Los Blancos triumfuan me rezultat 2:1.
Dy golat madrilenët i shënuan në minutat e para të ndeshjes me anë të Ferland Mendy (10’) dhe Karim Benzema (16’).
Por Granada ia doli të ngushtonte diferencën me të filluar pjesa e dytë, kur Marchis (50’) mposhti Thibaut Courtois.
Pas këtij goli vendasit u munduan maksimalisht të shënonin edhe golin e barazimit, por me gjithë rastet e krijuara nuk ia dolën, megjithëse në një rast hero i madrilenëve ishte Sergio Ramos që e dëboi topin nga vija fatale.
Skuadra e Zinedine Zidane tashmë është vetëm tre pikë larg titullit, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar, duke tubuar 83 pikë, derisa Granada mbetet në pozitën e 10 me 50 pikë.