No menu items!
Ballina SPORTE TJERA Marmarinos: Duam që çdo kosovar në botë të krenohet me ekipin e...

Marmarinos: Duam që çdo kosovar në botë të krenohet me ekipin e tij kombëtar

Kosova A te meshkujt do të grumbullohet në muajin gusht. Grumbullimi do të jetë disa ditor dhe me mundësi edhe një ndeshje miqësore. Ky grumbullim që do të mbahet në Prishtinë, është i mirëseardhur për përzgjedhësin e Kosovës, Christos Marmarinos.

“Është e rëndësishme që kampi të mbahet në gusht, kështu që ne të shohim formën e lojtarëve tanë pas karantinës. Ne dëshirojmë të luajmë një rol aktiv në jetën e tyre dhe të ndihmojmë në karrierën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të kemi disa ditë stërvitje, do të sigurohemi që të gjithë t’i kujtojmë vetes strukturën e ekipit dhe duhet të funksionojmë për të ardhmen. Ne dëshirojmë që ata të ndjehen si në shtëpi kur janë me ekipin kombëtar”, është shprehur Marmarinos për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka folur edhe për rëndësinë që ky grumbullim për lojtarët e Kosovës. “Ne presim të vlerësojmë përparimin e lojtarëve. Ne do t’u japim mundësi të tjerëve që të jenë pjesë e ekipit kombëtar. Ekipi nuk është një grup i mbyllur njerëzish, por një familje e gjerë që mund të përfshijë të gjithë ata që ndajnë të njëjtat vlera dhe parime. Në një mjedis më të qetë, lojtarët do të kenë mundësinë të tregojnë vlerën e tyre dhe të njohin standardet e ekipit. Në këtë mënyrë, kur të vijë koha në nëntor ne do të zgjedhim mes lojtarëve që janë në formën më të mirë, pa përjashtuar askënd nga procesi”, ka shtuar tutje Marmarinos.

Kosova në para-kualifikimet evropiane për Botërorin 2023, ka mundur në shtëpi Islandën 80:78 dhe Luksemburgun në udhëtim 80:84. Në muajin nëntor, Dardanët janë mysafirë të Sllovakisë dhe Islandës.

“Synimi ynë është të luajmë për fitore. Fitorja është pjesë e rëndësishme për neve dhe ne duam ta bëjmë çdo kosovar në botë të krenohet me ekipin e tij kombëtar. Në të njëjtën kohë, krijimi i një “Mentaliteti të Basketbollit të Kosovës” është po aq i rëndësishëm dhe fitorja në këtë sektor do të frymëzojë dhe formojë gjeneratën e re të njerëzve të basketbollit në vend. Ky është qëllimi ynë më i madh dhe kjo do të jetë fitorja përfundimtare. Deri atëherë, ne do të luftojmë në çdo ndeshje për fitore”, theksoi Christos Marmarinos.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shokohet Serbia: Futbollisti i njohur refuzon të luajë për Serbinë zgjedh një kombëtare tjetër

“Çfarë tronditje! Uros Djurdjevic, sulmuesi i Sporting Gijon dhe një ish-anëtar i ekipeve kombëtare të juniorëve të Serbisë, do të luajë për...

FC Prishtina fiton për herë të dytë turneun “Adem Jashari” 

FC Prishtina e ka fituar për herë të dytë trofeun e turneut tradicional në futsall “Adem Jashari”. Në ndeshjen finale të edicionit të 12-të...

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët

Sot në ambientet e FFK-së është mbajtur një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave të Ligës së Parë dhe Ligës U16....

7 vjet nga miqësorja që theu barrierat – Ademi: Datat si kjo na motivojnë për suksese

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka rikujtuar nëpërmjet një shkrimi ditën e miqësores së parë zyrtare kundër Haitit, e cila ishte zhvilluar më 5...

Recent Comments