Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot yllin kosovar, Milot Rashica.
Hoti ka deklaruar pas takimit se ishte kënaqësi që takoi një yll të përmasave të tilla.
“Kënaqësi e veçantë ta takoj Milot Rashicën, një sportist i përmasave globale dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë. Milotit dhe kombëtares së Kosovës i uroj shumë fat në ndeshjen e ardhshme me Maqedoninë e Veriut dhe në kualifikime për kampionatin evropian 2020”, ka shkruar Hoti.
Rashica po i shijon pushimet në vendlindje, derisa pritet të largohet këtë verë nga skuadra e tij, Werder Bremen.