No menu items!
Ballina SPORTE TJERA Koronavirusi prek sërish në NBA, ylli i Rockets del pozitiv

Koronavirusi prek sërish në NBA, ylli i Rockets del pozitiv

Një tjetër rast me COVID-19 mes lojtarëve të NBA, një kampionat që pritet rikthehet në fund të muajit në “Disneyworld”, në Orlando. Dhe është një emër me peshë si “ylli” i Houston Rockets, Russel Westbrook, i cili zbuloi në rrjetet sociale se është testuar pozitiv me Koronavirus, në testet që u kryen përpara nisjes së ekipit për në Florida.

“Në këto momente ndihem mirë, jam në karantinë, por mezi pres të ribashkohem me shokët e mi menjëherë pasi të jem shëruar – shkruante Westbrook. – Ju falënderoj për mbështetjen që më dhatë. Qëndroni të sigurt dhe mbani maskën tuaj!”

Westbrook nuk ishte i pranishëm në avionin me të cilin skuadra e “Rockets” u nis drejt Floridas (mungonte edhe James Harden), por trajneri Mike d’Antoni në mënyrë të paqartë ishte shprehur se “ata po punojnë të veçuar”.

NBA pritet të rifillojë më 30 korrik me sfidat mes dy skuadrave të Los Angeles, Lakers dhe Clippers, dhe me atë mes Utah Jazz dhe Neë Orleans Pelicans.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Deklaratë e përbashkët e Ademit dhe Salihut: “Grushtimi ynë”, sajesë e portalit që prodhon rrena!

Dy drejtuesit e futbollit kosovar, Agim Ademi e Eroll Salihu kanë reagur sonte me një deklaratë të përbashkët, pasi ditën e djeshme portali "Gazeta...

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Batatina: Meritat për fitore u takojnë lojtarëve, synojmë Evropën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se meritat për fitoren kundër Ballkanit u takojnë futbollistëve të tij. Llapi mposhti Ballkanin të dielën me...

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!

Dukagjini ka triumfuar në kryendeshjen e javës, derisa e ka mposhtur skuadrën e A&N në udhëtim me rezultat 1-0. Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar...

Recent Comments