No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Guardiola: Do të rrija te Manchester City edhe në kategorinë e katërt

Guardiola: Do të rrija te Manchester City edhe në kategorinë e katërt

Manchester City do të luajë në Champions vitin e ardhshëm. Që nga dita e djeshme, lajmi është zyrtar. CAS rrëzoi vendimin e UEFA-s, që i kishte pezulluar “qytetarët” dy vite nga Kupat e Europës. Në konferencën për shtyp, Pep Guardiola tha se e ardhmja e tij, në çdo rast, do të ishte me “blutë”. Edhe në rast zbritjeje në ligat e ulëta, nuk do ta kishte braktisur skuadrën e tij:

“Jam tepër i lumtur me vendimin e CAS, kjo tregon se ajo që është thënë për klubin tonë nuk është e vërtetë. Situata ime personale ka qenë gjithmonë e qartë. Unë e thashë edhe një muaj më parë. Do të kisha qëndruar, me ose pa Champions. Disa në Angli kanë thënë se ne duhet të luajmë në ligën e dytë. Unë po ju them se do të qëndroja edhe në kategorinë e katërt me Manchester City”.

Shumë në botën e futbollit e kanë kritikuar vendimin e CAS, përfshirë presidentin e La Liga-s, Tebas. Guardiola kundërpërgjigjet: “Z.Tebas duhet të ketë shumë zili për Premier League, ai është një ekspert i shkëlqyer ligjor. Herën tjetër do ta pyes se cilët gjyqtarë do të zgjedhim. Ai është një nga njerëzit që i pranon dënimet vetëm kur jepen sipas shijes së tij”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Prishtina vazhdon serinë e fitoreve, Arbëria merr një pikë në Gjilan

Skuadra e Prishtinës e ka vazhduar superformën e saj, duke e shijuar fitoren e shtatë radhazi. Në kuadër të javës së 23-të...

Zidane nuk e do në ekip, Reali vendos çmimin e Gareth Bale!

Gareth Bale dhe Zinedine Zidane kanë një marrëdhënie aspak të mirë dhe diçka të tillë e konfirmojnë së fundmi edhe mediat spanjolle. Këto të...

De Bruyne rrëfen pikën më të ulët në karrierë: Këtë gjë nuk prisja kurrë!

Kevin De Bruyne ka dhënë një rrëfim të gjatë së fundmi në një intervistë për një nga mediat angleze dhe...

Ibrahimovic do të luajë kundër Kosovës

Sipas mediave lokale suedeze, ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, pritet të rikthehet në Kombëtare cka do të thotë se në fund të...

Recent Comments