No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Conte: Nuk shoh arsye pse të mos vazhdoj me Interin

Conte: Nuk shoh arsye pse të mos vazhdoj me Interin

Interi u rikthye te fitorja. Mbrëmjen e djeshme, zikaltërit mposhtën me përmbysje Torinon dhe goli e parë e falën. Samir Handanovic gaboi dhe trajneri Antonio Conte e konsideron diçka të bujshme. Tekniku italian, pas ndeshjes analizoi paraqitjen e skuadrës së tij dhe foli edhe në lidhje me zërat e fundit për një largim të mundshëm nga Interi.

“Me sinqeritet e them se e nisëm ndeshjen shumë mirë, pastaj erdhi ajo goditje këndi dhe ndodhi gabimi e pësuam gol. Personalisht e konsideroj të bujshme që Samir (Handanovic) e dreqosi, pasi vështirë që ai të bëjë gabime. Pavarësisht të gjithave, ishte një lojë që ne e dominuam”, thotë fillimisht Conte për “Sky Sport”.

Më tej ai shton: “Goli mund të na bënte nervozë dhe të na shkaktonte probleme, por ne bëmë një lojë të mirë dhe shënuam golat tona. Tani sulmojmë me më shumë lojtarë dhe nuk jemi shumë të parashikueshëm.

Rezultati duhet të kurorëzojë lojën që në bëjmë dhe kur nuk ndodh, zhgënjehem. Kemi pësuar nga disa episode, por jemi në rrugën e duhur duke luajtur futboll sulmues dhe duke qenë të shumtë në zonën e kundërshtarit”.

“Zërat për largim? Më kanë thirrur tek Interi për një projekt 3-vjeccar, t’i rikthej aty ku e meritojnë të jenë. Kjo kërkon kohë dhe është diçka e pashmangshme. Kam ardhur me entuziazëm dhe kam shumë besim. Nëse janë të kënaqur me punën e bërë, nuk shoh arsye pse nuk duhet të vazhdoj më tej. Nëse jo, nuk hezitoj të tërhiqem”, mbyll Conte.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Lajm i mirë për tifozët e Kosovës, Rashica po kthehet në formë

Me një lëvizje mjeshtërore kaloi një mbrojtës. E kaloi edhe mbrojtësin e dytë, duke shfrytëzuar potencialin e madh teknik. Pasoi një gjuajtje e bukur,...

Cassano paralajmëron Interin: Do të ishte një katastrofë e vërtetë

Antonio Cassano, ish-sulmuesi i Inter-it, Milan-it dhe Roma-s, ka folur në kanalin Youtube të gazetarit Stefano Borghi. Ish-futbollisti ka folur në lidhje me luftën për...

Paraqitje e shkëlqyeshme e Rashicës, Werderi triumfon me përmbysje

Werder Bremen ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 2:1, duke i arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme. Milot Rashica “eklipsoi”...

Revolucion te Marseille! Prezantohen trajneri dhe presidenti i ri

Olimpique Marseille po përjeton një revolucion të vërtetë në klub, pasi ka ndryshuar trajner dhe president. Klubi francez ka bërë një komunikatë zyrtare, ku...

Recent Comments