No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA Bayerni synon transferimin e "dështakut" të Tottenhamit

Bayerni synon transferimin e “dështakut” të Tottenhamit

Një lëvizje e çuditshme mund të ndodhë në afatin kalimtar të verës, pasi Bayern Munchen mund të tentojë të rrëmbejë lojtarin e Tottenham, Tanguy Ndombele. Mesfushori ka rezultuar si dështim në Londër, pasi nuk ka arritur të kthehet në titullar.

Ish-lojtari i Lyonit u transferua në verë te “Spursat” për 60 milionë euro me shpresën e një goditje të mirë, por nuk ka rezultuar e tillë. Trajneri Jose Mourinho nuk e do, madje thuhet se ka patur dhe një përplasje mes tij dhe lojtarit.

Portugezi u ka bërë me dije drejtuesve se janë të lirë ta shesin, pasi nuk e do në skuadër. Le10sport bën me dije se një alternativë e re ka dalë në shteg. Bayern Munchen dëshiron të rrëmbejë lojtarin në Gjermani, pasi e konsiderojnë si futbollistin e duhur për të zëvendësuar Thiago Alcantaran.

Emri tjetër që pëlqehet në Mynih është ai i Tiemoué Bakayoko. Trajneri Frank Lampard nuk e do në skuadër, ndërsa lojtari nuk dëshiron të mbetet te Monaco. Shtatlarti shpreson të rikthehet në Milano, por emri i Bayern Munchen mund ta joshë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments