No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Salihu përgenjështron Remzi Ejupin

Salihu përgenjështron Remzi Ejupin

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, i është kundëpërgjigjur kryetarit të FC Prishtina, Remzi Ejupi, për deklaratat e dhëna javën e kaluar, pas takimit Gjilani – Prishtina.

Ejupi, i ftuar në emisionin Favorit në T7, kishte thënë se edhe Salihu ia kishte përmendur se ajo që ka ndodhur në Gjilan ishte krim.

“Natyrisht që kemi pasur kontakt me Federatën pas ndeshjes. Kam folur me vetë sekretarin e Federatës dhe ai më tha: “Ky është krim” dhe ma thotë këtë vetë sekretari i Federatës”, kishte thënë Ejupi.

Ndërkohë, i ftuar mbrëmë në RTV 21, Eroll Salihu u pyet për ndeshjen Gjilani – Prishtina, derisa përgënjeshtroi deklarimet e Ejupit.

“Faleminderit për mundësinë e dhënë që të shprehem në lidhje me këtë ndeshje, sepse ka pasur deklarata të Remzi Ejupin, kinse unë i paskam thënë atij se ajo që ka ndodhur ishte krim. Këto janë të pavërteta dhe nuk ka të bëjë këtu asgjë me këtë”, tha Salihu.

Olle mëson se Ejupi kishte vizituar FFK-në, por që nuk dihet përse kërkoi takim me kryetarin e Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Muri i Atalantas bie pas 85 minutash, feston Reali

Fitore në frymën e fundit! Real Madrid gjen golin që ndoshta është tepër i rëndësishëm për fatin e kësaj përballje me eliminim direkt, duke...

City i pandalshëm edhe në Champions League

Manchester City është me një këmbë në fazën çerekfinale të UEFA Champions League, pasi ka mposhtur Borussia Monchengladbach në ndeshjen e parë me shifrat...

Presidenti i Dritës vjen me një reagim pasi u mposhtën sot në Prishtinë

Drita ka pësuar një humbje të hidhur e treta rresht përballë Prishtinës, por duket se kjo e fundit ishte më e hidhura.

Djaloshi i hekurt nga Prishtina po e synon pushtimin e Europës

Edhe pse një vendi vogël, madje edhe i izoluar nga Europa, Kosova vazhdon të shkëlqej në kontinentin e vjetër kur është në...

Recent Comments