Ballkani i drejtuar nga Ismet Munishi shënoi fitore të rëndësishme me rezultat 1:0 në udhëtim te Feronikeli për t’i qëndruar mbrapa liderit të tabelës, Dritës.
Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi është shprehur i kënaqur me fitoren, por jo edhe me disa nga futbollistët e tij.
“Me thënë të drejtën, hasëm në rezistencë shumë këtu dhe kemi bërë shumë për ta fituar këtë ndeshje. Nuk jam i kënaqur me disa lojtarë, por ndoshta edhe presioni e lodhja e ka bërë të veten”, deklaroi Munishi në “Super Sport Kosova”.
Sidoqoftë, fitorja i mbulon të gjitha. Unë kisha dashtë të theksoj se Besfort Kasumi ka referuar shumë mirë sot, me të vërtetë treshja e referëve ka qenë në nivel sot”, tregoi trajneri i Ballkanit.
“Krijuam disa raste, por sot s’isha i kënaqur me pasimin final, si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë”, përfundoi ai.
Me këtë fitore, Ballkani ngritet në vendin e dytë në tabelë me 62 pikë të tubuara, kurse Feronikeli mbetet në vendin e pestë me 44 sosh.