No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Manchester City e fiton çështjen në CAS, luan në Champions!

Manchester City e fiton çështjen në CAS, luan në Champions!

Manchester City merr lajmin e madh nga Gjykata  Arbitrazhit Sportiv. Klubi nga Manchesteri, ishte përjashtuar nga kompeticionet europiane për dy sezone për thyerje të rregullave të Fair Play-t Financiar, do të mund të luajë në Champions sezonin e ardhshëm.

Shkalla më e lartë e drejtësisë sportive ka pranuar apelimin e Citizens për pezullimin e këtij vendimi të UEFA-s, por mbetet në fuqi gjoba prej 10 milionë eurosh.

Ky vendim hedh poshtë hipotezën se Pep Guardiola do të largohet në përfundim të sezonit nga nënkampionët e Anglisë.

Klubi i Premier League-s e kundërshtoi me forcë vendimin e komisioneve juridike të UEFA, duke pretenduar se procesi ishte i paragjykuar.

Pasi analizoi provat gjatë tri ditëve në qershor, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e zbuti dënimin ndaj Citizens, duke hedhur poshtë pezullimin dyvjeçar.

Një deklaratën e lëshuar nga Manchester City lexohet:

“Ndërsa Manchester City dhe këshilltarët e tij ligjorë do të duhet të shikojnë vendimin e plotë të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, klubi mirëpret vendimin e sotëm dhe dëshiron të falënderojë anëtarët e panelit për kujdesin e treguar në vlerësimin e provave gjatë procesit.”

Edhe UEFA lëshoi ​​një deklaratë  mbi aktgjykimin, duke thënë se mbetet e përkushtuar për zbatimin e rregullave të “Fair Play-t Financiar”.

“UEFA merr parasysh vendimin e marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportit për të zbutur sanksionin e vendosur ndaj Manchester City-t nga Organi i pavarur i Kontrollit Financiar të Klubve të UEFA-s për shkelje të pretenduara të rregullave të licencimit dhe rregulloreve të “Fair Play-t”.

UEFA vëren se paneli i CAS-it zbuloi se nuk kishte prova të mjaftueshme përfundimtare për të mbështetur të gjitha konkluzionet e CFCB në këtë rast specifik dhe se shumë prej shkeljeve të pretenduara u hodhën poshtë.

Gjatë viteve të fundit, “Fair Play” ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e klubeve, duke i ndihmuar ata të bëhen financiarisht të qëndrueshëm. UEFA do të qëndrojë e përkushtuar ndaj parimeve të saj.”

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Superliga vjen sot me ndeshje të jashtëzakonshme, shumëçka mund të vendoset

Elita e futbollit kosovar vjen sot me ndeshjet e javës së 34-të të cilat edhe mund ta vendosin fatin e shumë skuadrave...

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

Recent Comments