No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Bartomeu: Lautaro? Jemi në fazë studimi

Bartomeu: Lautaro? Jemi në fazë studimi

Të martën e kaluar skadoi afati për klubet e mëdha europiane për të paguar kluazolën e largimit të Lautaro Martinezit nga Interi. Tani e vetmja mënyrë për ta blerë argjentinasit është nëpërmjet bisedimeve me klubin zikaltër. Edhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e pranon se bisedimet janë në vendnumëro.

“Disa javë më parë kemi folur me Interin rreth Lautaros, por për momentin gjithçka është ndalur. Jemi në një fazë studimi të situatës.”

Numri 1 i klubit “blaugrana” e merr me shumë qetësi merkato.

“Dritarja e ardhshme e merkatos do të jetë e veçantë. Klubet e mëdha do të jenë të kufizuara në shpenzime për shkak të problemeve ekonomike si rrjedhojë e COVID-19, por ne do të jemi, si gjithmonë, protagonistë.”

Në Spanjë janë të sigurt për transferimin e Lautaros në Spanjë në fund të korrikut apo në fillim të gushtit në bazë të një marrëveshjeje të arritur me futbollistin (60 milionë euro për 5 vitet e ardhshme). Mirëpo nga Italia këmbëngulin që Conte do të hiqte dore nga argjentinasi vetëm nëse ofrohen 90 milionë euro “cash” dhe kartoni i ndonjë futbollisti aktual të Barcelonës.

Rreth mundësisë se blerjes së Neymarit nga PSG, Bartomeu shojegoi:

“Nuk besoj që PSG do të vendosë në merkato ndodnjë lojtar. Neymar është futbollist i PSG-së.”

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Recent Comments