No menu items!
Ballina KRYESORE Ballkani ruan hapin për titull, Trepça ’89 gjithnjë më afër rënies nga...

Ballkani ruan hapin për titull, Trepça ’89 gjithnjë më afër rënies nga elita

Kanë përfunduar katër ndeshjet e sotme të javës së 30-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Rezultat që bie më tepër në sy ishte fitorja e Dukagjinit ndaj Trepçës ’89 me rezultat 3:2. Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Ballkani në udhëtim te Feronikeli, sikur edhe Llapi ndaj Flamurtarit, të dyja me rezultat identik 1:0.

Ballkani e ka mposhtur si mysafir Feronikelin me rezultat minimal 1-0 dhe ka vazhduar garën për titull, duke iu ofruar Dritës në vetëm tri pikë, tri xhiro pa përfunduar kampionati.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, golin e vetëm për ‘portokallinjtë’ e realizoi Blend Baftiu (33’).

Pas kësaj fitoreje Ballkani renditet i dyti me 62 pikë, ndërsa Feronikeli mbetet i 5-ti me 44 sosh.

Befasia e ditës se sotme ka ndodhur në Klinë, atu ku Dukagjini tashmë i ren nga Superliga e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3-2, duke ia vështirësuar punët jashtëzakonisht shumë ‘minatorëve’ për mbetje në elitë.

Golat për klinasit i realizuan Arbër Shala (11’), Abu Kamra (73’) dhe një autogol i Milot Avdylit (45+2’), ndërsa për mysafirët shënuan Muharrem Jashari (2’) dhe Milot Avdyli (13’).

Ndërkaq, Ferizaj ka shënuar fitore si mysafir ndaj VUshtrrisë, 3:1.

Rezultatet:
Prishtina – Drita 1:1
Gjilani – Drenica 2:0
Llapi – Flamurtari 1:0
Feronikeli – Ballkani 0:1
Vushtrria – Ferizaj 1:3
Dukagjini – Trepça ’89 3:2

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Spanja “shterpë” ndaj Suedisë, fati dhe Olsen ndalin “Furinë e Kuqe”

Suedia i ka marrë një barazim 0-0 Spanjës në “La Cartuja”, pas një ndeshje të dominuar nga vendasit, me nordikët, që u mbyllën dhe...

Spanja dhe Suedia ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Kombëtares së Spanjës dhe Kombëtares së Suedisë, që u zhvillua në stadiumin e Sevillas, “La Cartuja”.

Rezultat interesant pas pjesës së parë të ndeshjes Spanja – Suedia

Spanja e Suedia janë duke u ballafaquar sonte në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.

Zyrtare: Llapi ndërprenë bashkëpunimin me sulmuesin e njohur

Llapi sivjet për herë të parë në histori të klubit do të prezantohet në arenën ndërkombëtare, përkatësisht në garat e Ligës së...

Recent Comments