No menu items!
Ballina KRYESORE Valon Berisha e pranon se i mbeti hatri paksa me Muriqin në...

Valon Berisha e pranon se i mbeti hatri paksa me Muriqin në Angli

Valon Berisha është kthyer për të folur edhe një herë për duelin, Angli 5:3 Kosovë, e zhvilluar vitin e kaluar në Southempton të Anglisë.

Ishte ky dueli që Berisha shënoi dy gola në portën e anglezve, shkruan Gazeta Olle.

Madje, mesfushori kosovar kishte mundësin të kompletonte tre golshin, por që i dha penalltin e fituar sulmuesit Vedat Muriqi.

Pikërisht për këtë penallti, Berisha tha se i ka ngelur hatri paksa me Muriqin, por që tha se e kupton bashkëlojtarin e tij.

“Normal pak më ka mbetur hatri kur është mundësia të bësh tre gola, gjë që nuk ndodh shpesh”, tha Berisha në ‘Sport Show’.

“Ai (Muriqi) mi dhurojë dy asistime në atë ndeshje dhe e kuptoj që kur dikush ka qef me shënu gol ndaj Anglisë”.

“Gjithsesi, ne jemi shumë shok të mirë dhe harmonia në ekip është fantastike”, përfundoj Berisha.

Ky i fundit hta se ndeshja ndaj Anglisë e luajtur në udhëtim ishte nga emoconueset për të, duke shtuar se tifozët e Kosovës janë ndëgjuar më shumë sesa ata vendas.

Berisha ka komentuar edhe grupin e Kosovës në Ligën e Kombeve.

Berisha i cilësoj si kundërshtar mjaft të vështirë Greqinë dhe Slloveninë, shkruan Gazeta Olle.

“Greqia është ekipi që ka më së shumti eksperiencë, por edhe Sllovenia. Gjithsesi, për Kosovën janë gjasat të mëdha ku kemi treguar vetën që po punojmë shumë dhe paraqitjet tona janë në rritje”, tha fillimisht Berisha.

“Unë mendoj që atmosfera dhe dashura me njëri-tjetrin që po bën të kemi sukses, jemi si një familje dhe e gjitha kjo po na mundëson të luajmë mirë, por edhe ai inati që kemi si shqiptar”, përfundoj Berisha.

Kosova, në Ligën e Kombeve do të takohet ndaj Greqisë, Sllovenisë dhe Moldavisë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Recent Comments