No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Nuhiu: Me pak fat mund edhe ta fitonim ndeshjen!

Nuhiu: Me pak fat mund edhe ta fitonim ndeshjen!

Drita ka arritur të marrë një pikë të madhe në kryeqytet, duke barazuar me Prishtinën 1:1. Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu u shpreh i lumtur për pikën e fituar, e cila e çon skuadrën e tij më afër arritjes së objektivit. “Mendoj që niveli i lojës sot ishte i mirë, kemi bërë një lojë shumë të mirë pas një rezultati negativ. Ekipi reagojë mirë, krijuam edhe raste dhe me pak fat mund të fitonim”, tha fillimisht Nuhiu në SSK.

“Prishtina pos golit, kishte vetëm një goditje në shtyllë dhe mendoj që ne kishim më shumë nga loja dhe me më pak koncentrim, kemi mundur edhe të fitojmë. I paralajmërova lojtarët që të kemi topin më shumë në këmbë, ku krijuam rastet dhe shënuam golin e barazimit, por kemi mundur të shënojmë edhe më shumë”, përfundoj Nuhiu.

Me fitore, Drita tashmë shton gjasat e saj për titullin e tretë në histori të klubit, kurse, Prishtina tashmë me shumë pak gjasa, tri xhiro para fundit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Deklaratë e përbashkët e Ademit dhe Salihut: “Grushtimi ynë”, sajesë e portalit që prodhon rrena!

Dy drejtuesit e futbollit kosovar, Agim Ademi e Eroll Salihu kanë reagur sonte me një deklaratë të përbashkët, pasi ditën e djeshme portali "Gazeta...

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Batatina: Meritat për fitore u takojnë lojtarëve, synojmë Evropën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se meritat për fitoren kundër Ballkanit u takojnë futbollistëve të tij. Llapi mposhti Ballkanin të dielën me...

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!

Dukagjini ka triumfuar në kryendeshjen e javës, derisa e ka mposhtur skuadrën e A&N në udhëtim me rezultat 1-0. Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar...

Recent Comments