No menu items!
Ballina KRYESORE Mezani: Çdo epilog përpos fitores është dështim!

Mezani: Çdo epilog përpos fitores është dështim!

Skuadra e Gjilanit ndeshjen e javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, e zhvillon në stadiumin e saj ndaj Drenicës së Skenderaj, ndeshje mjaft me vlerë për skuadrën e Gjilanit për kreun e tabelës, ndërsa mysafirët nga Skenderaj kërkojnë një pikë të madhe për mbijetesë.

“Bardhekuqët” e Gjilanit pas fitores ndaj Prishtinës në mesjavë, në këtë ballafaqim kërkojnë tri pikë të reja kur kanë mbetur edhe tri javë gjerë në përfundim të kampionatit.

Për trajnerin e “bardhekuqëve”, Gentjan Mezani, takimi i sotëm përpos fitores alternativë tjetër nuk ka.

“Skuadra e Drenicës është një skuadër me individ të mirë, ata dinë se çka kërkojnë në fushë gjatë 90 minutave, Drenica është një skuadër e cila bën befasira të dorës së parë me paraqitjet e tyre të mira, por ne i kemi llogaritë tona dhe përpos tri pikëve të reja nga kjo ndeshje për ne do të thotë dështim, por ne si skuadër jemi të përgatitur si nga ana psikologjike poashtu dhe fizike dhe alternativë tjetër ska përpos fitores”.

Gjilani në tabelë pozicionohet në pozitën e tretë me 58 pikë.

Takimin në Gjilan do ta drejtoj Gramoz Shala me ndihmësit Arton Latifi, Erduan Baliqi e Ilir Mehmeti.

Takimi në mes Gjilanit dhe Drenicës, zhvillohet ditën e diel në stadiumin e qytetit në Gjilan, dhe takimi fillon në ora 17:00.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Përballje gjigantësh në Ligën e Evropës

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për 1/16 e finales së Ligës së Europës. Shorti ka sjellë...

KOK-u po përgatitet për një Kuvend të zjarrtë

Komiteti Olimpik i Kosovës përkatësisht Bordi Ekzekutiv ka caktuar dje datën e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor në institucionin më të lartë të...

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Recent Comments