Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, ka hedhur poshtë idenë se Tottenham është një skuadër më e mirë në prag të derbit të sotëm mes dy skuadrave.
I pyetur nga Sky Sports nëse është e vërtetë se Spurs janë një ekip më i mirë se Arsenali, Aaubameyang është dukur fillimisht i hutuar nga pyetja.
Fituesi i Këpucës së Artë 2018/19 ka thënë më pas: “E ke seriozisht? Ata janë më të mirë se ne? Mos u tallni!”.
Arsenal mban vendin e tetë në renditje me 50 pikë, një më shumë se Tottenham. Ndeshja e fazës së parë, e luajtur në Emirates Stadium, është mbyllur në barazim 2-2, me Aubameyang që ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij.