No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Arrihet marrëveshja, Chiesa te Manchester United!

Arrihet marrëveshja, Chiesa te Manchester United!

Interi dhe Juventusi mund të mbeten “thatë” në garën për Federico Chiesan. Mesa duket, sipas raportimeve të mediave angleze, Manchester United ka arritur akordin me Fiorentinën për të blerë kartonin e talentit italian i cili do të transferohet në Premier League për 53 milionë euro. 22-vjeçari është pjesë e Fiorentinës që nga viti 2016-të kur nga akamedia e skuadrës vjollcë ju bashkua ekipit të parë. Në total në Serie A me Fiorentinën Chiesa është aktivizuar në 127 takime duke realizuar dhe 21 gola. Djali i legjendës Enrico Chiesa, konsiderohet si një talent me potencial të madh që mund ta ndihmojë shumë skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer në të ardhmen. Pamundësia për të firmosur me yllin anglez të Dortmundit, Jadon Sancho ka bërë që United ta hedhë vështrimin nga Chiesa i cili ka një kosto financiare më të ulët.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Përballja e Valon Berishës me përfaqësuesen e shtetit ku u lind dhe nga i cili u dëbua

Kosova është përballur me Suedinë në janar të vitit të kaluar. Por, si Kosova ashtu edhe Suedia luajtën me ekipet B. Ndeshjen miqësore që...

Sigal Prishtina fiton ndaj rivalit të vjetër

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 94:84 (18:29, 29:19, 22:16, 25:20), në kuadër të javës së 22-të në FIVE...

Sejdiu: Fitore deçizive e Dritës në garën për titull

Trajneri i njohur mitrovicas, Gani Sejdiu mendon se fitorja e sotme e Dritës ndaj Feronikelit në Drenas (1:0) mund të jetë vendimtare...

Sahiti: Miqësorja me Lituaninë na shërben për t’u përgatitur më mirë për Suedinë e Spanjën

Drejtori sportiv i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti vlerëson se miqësorja me Lituaninë më 24 mars do t’i japë mundësi Dardanëve për...

Recent Comments