No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Nga bashkëjetesa me minjtë te takimi në piceri që i ndryshoi jetën

Nga bashkëjetesa me minjtë te takimi në piceri që i ndryshoi jetën

uis Nani ka dhënë një intervistë të gjatë dhe interesante për The Players Tribune. Lojtari aktual i Orlando City-t ka folur për fëmijërinë e tij të vështirë:

“Historia ime ka nisur me faktin se po vdisnim nga uria”, ka thënë Nani. “Kam jetuar me mamanë time dhe tetë vëllezër e motra në një shtëpi me vetëm një dhomë gjumi. Kishte vrima në dysheme nga ku dilnin vazhdimisht minj dhe hardhuca. Nuk kishim asgjë për të ngrënë dhe kemi luftuar për të mbijetuar”.

“Kam jetuar shumë momente të vështira, por asgjë nuk ka qenë më e vështirë se uria. I vetmi avantazh i urisë është se të bën të kërkosh zgjidhje”.

Zgjidhje si ajo për të lypur ushqim në një Pizza Hut.

“Një ditë kam shkuar me vëllanë tim në një Pizza Hut dhe kërkuam për të ngrënë. Askush nuk donte të na jepte asgjë kur një grua na thërriti papritur dhe na tha të prisnim”.

“Dy minuta më mbrapa erdhi pica. Shumë e mirë. Më pas ajo na pyeti ‘çfarë po bëni këtu?’. Ne i thamë se po luanim futboll. Besoj se sinqeriteti ynë i pëlqeu sepse ajo na tha më pas se do të na prezantonte një mikun e saj që mund të na ndihmonte”.

“Miku i saj ishte Marco Aurelio (Cunha dos Santos, lojtar i Sportingut të Lisbonës)”.

Nga ai momente Nani dhe vëllai i tij u bënë pjesë e Sporting-ut dhe pjesa tjetër dihet tashmë. Me Nani-n që është bërë kampion i Europës me Portugalinë në 2016-ën.

Histori jete të pazbuluara më parë dhe që shpesh mund të befasojnë…

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bunjaku shpalos detajet e projektit VAR: FIFA na ka përgëzuar për punën e bërë

VAR-i në Kosovë do të bëhet realitet në një të ardhme të afërt. Edhe pse ka të tillë që ende nuk besojnë...

Statovci: Nuk e di çfarë kërkojnë klubet pa stadiume në Superligë!

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Faruk Statovci, tani në rolin e analistit ka kritikuar klubet e vogla, e sidomos ato që nuk kanë...

Munishi jep vlerësimin e tij për rastin diskutabil te Prishtina-Llapi

Ismet Munishi ka folur për rastin diskutabil në ndeshjen Prishtina – Llapi. Llapjanët janë ankuar në një penallti të...

Boshnjaku: Rezultatet na mundësojnë të luftojmë për dy trofetë

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Recent Comments