No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA PREMIERE LEAGUE Liverpooli ndalet nga Burnley në Anfield (VIDEO)

Liverpooli ndalet nga Burnley në Anfield (VIDEO)

Liverpooli duket se ka fikur motorët pas fitores së titullit kampion. Ekipi i trajnerit Jurgen Klopp nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen kundër Burnleyt. Një sfidë e dominuar nga skuadra vendasve që nuk fiton në Anfield, pavarësisht se ishte në zotërim të sfidës.

Pjesa e parë pa “Redsat” që dominuan krejtësisht, por sulmet e tyre u ndalën nga portieri Pope. Ky i fundit i mohoi një gol të sigurt Salahs, ndërsa duhet të vinte minuta e 34′ që Robertson të zhbllokonte shifrat. Ai mori një top fantastik nga Fabinho dhe me një goditje me kokë e dërgoi në rrjetë për 1-0.

Liverpooli u mundua që të shënonte golin e dytë, por ishin miqtë që barazuan me Rodriguez. Ky i fundit goditi mjaft mirë një top të mbetur në zonë dhe përshëndeti rrjetën për 1-1. Liverpooli tashmë ka 93 pikë dhe është në ndjekje të rekordit të Manchester City-t me 100 pikë. Në 3 ndeshjet e fundit duhet të fitojë për t’ia dalë mbanë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli” synon daljen në Evropë

Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër...

Recent Comments