No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Lidhja e ngushtë e Sër Ferguson dhe CR7

Lidhja e ngushtë e Sër Ferguson dhe CR7

 
Sër Alex Ferguson ka pasur mundësinë të stërvitë kampionë të shkëlqyer gjatë karrierës së tij të gjatë, por të paktë janë ata që kanë zënë një vend në zemrën e një menaxheri me sjellje të ashpra si skocezi. Por ai gjithmonë ka qenë në mbrojtje të lojtarit të Juventusit, Cristiano Ronaldo.
Bërtitjet e skocezit, disa centimetra nga fytyra, nuk munguan te lojtarë të tillë si Beckham, Giggs ose Rooney. Megjithatë është CR7 që gjithmonë ka arritur t’i shmangë ato dhe të ketë një vend në zemrën e një menaxheri me sjellje të ashpra si Sër Alex. Një gjë e tillë dëshmohet edhe nga gazetari anglez Geoff Shreeves. Ky i fundit ka qenë për shumë vite në Sky Sports dhe ka pasur mundësinë të bashkëveprojë shpesh me Fergusonin. Duke folur për “Times” rreth përvojës së tij si gazetar, ai ka folur edhe për një konflikt me skocezin, rreth komentimit të aktrimit të Cristiano Ronaldos për një penallti në ndeshjen kundër Middlesbrough. “Kemi pasur një grindje të rëndësishme, e cila rrezikonte të na dilte nga dora nën tunel. Ferguson erdhi i nervozuar në drejtim timin, por nuk arriti të më godiste sepse njerëzit e tjerë u futën në mes”, ka rrëfyer gazetari. Ishte e vështirë të kuptohej nëse Sër Ferguson ishte aq i zemëruar sepse një nga futbollistët e tij ishte akuzuar se kishte aktruar apo sepse ishte në pyetje Cristiano Ronaldo. Por që ylli portugez së bashku me mbrojtësin Scholes ishin të ‘ledhatuarit’ e skocezit kjo nuk ka dyshim. Edhe pasi lojtari portugez u largua nga Premier League, nuk pati asnjëherë mungesë demonstrimesh publike të përzemërsisë nga trajneri, qofshin ato pas një tjetër “Topi të Artë” ose në fund të një finale të Ligës së Kampionëve që përfundoi në triumf. Për më tepër, CR7 gjithmonë e ka sqaruar se ai e konsideron Sër Aleksin si një baba të dytë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli” synon daljen në Evropë

Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër...

Recent Comments