No menu items!
Ballina KRYESORE Conte: Po humbim pikë palidhje!

Conte: Po humbim pikë palidhje!

Interi dështoi për të dytën ndeshje radhazi të merrte fitoren. Zikaltrit ishin shumë afër triumfit në fushën e Veronës, por një gol i pësuar katër minuta përpara fundit evitoi disfatën e ekipit të Kumbullës dhe Rrahmanit.

Ndeshja u mbyll në barazim 2-2, djemtë e Antonio Contes humbën shansin të parakalonin Atalantën në vendin e tretë dhe trajneri ndjen pak keqardhje për faktin që nuk u menaxhua avantazhi. Shumë pikë janë lënë rrugës dhe trajneri e gjithë Interi, i qajnë gafat e kryera.

Nuk kam çfarë t’u them djemve në lidhje me impenjimin, luanim ndaj një skuadre që e ka pikë të fortë ritmin e lartë. Keqardhje që pësuam gol në fund nga një rivënie anësore. Po humbasim shumë pikë rrugës, por po punojmë shumë.

Duhet të përmirësohemi, duhet ta nxisim veten për diçka të tillë. Kemi lënë disa pikë pa lidhje, përndryshe do të diskutonim për një tjetër renditje. Lukaku? Shpresoj të mos ketë pësuar ndonjë dëmtim të veçantë. Ai ndjen dhimbje në shpinë.

Eriksen? Ka luajtur shumë ndeshje pas rifillimit të kampionatit, po rritet dhe po tentoj t’i gjej një pozicion ideal. Edhe Borja Valero po paraqitet mirë. Ama, duhet të jemi më të aftë në menaxhimin e disa situatave të caktuara, do na ndihmojë shumë eksperienca që po krijojmë“, deklaroi Conte pas ndeshjes. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Përballje gjigantësh në Ligën e Evropës

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për 1/16 e finales së Ligës së Europës. Shorti ka sjellë...

KOK-u po përgatitet për një Kuvend të zjarrtë

Komiteti Olimpik i Kosovës përkatësisht Bordi Ekzekutiv ka caktuar dje datën e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor në institucionin më të lartë të...

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Recent Comments