No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ballkani kërkon nga FFK që të mos ia delegojë këta dy gjyqtarë

Ballkani kërkon nga FFK që të mos ia delegojë këta dy gjyqtarë

Besfort Kasumi dhe Fatmir Tahiri kanë hyrë në listën e zezë të FC Ballkani.

Zyrtarisht, përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, FC Ballkani ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës që Besfort Kasumi dhe Fatmir Tahiri të mos drejtojnë asnjë ndeshje më për ta deri në fund të sezonit aktual, ku Ballkani po lufton për titull dhe Kupën e Kosovës.

Kërkesë publike për FFK-në

Duke marrë për bazë zhvillimet e fundit në IPKO Superligë me lëshimet kardinale të referëve kur po vendoset fati i kreut të kampionatit jemi thëllësisht të shqetësuar për delegimin e referit z. Besfort Kasumi për të cilin disa herë kemi bërë thirrje (lutje) organit përgjegjës (FFK) të mos e delegon të lartpërmendurin për shkak të qasjes së tij subjektive ndaj FC Ballkani-it.
Ju lutëm përgjegjësve të delegimit të referëve të shfuqizojn këtë delegim, duke e deleguar një refer me etikë me të lartë dhe profesionalizem të dëshmuar.
I lartpërmenduri na ka dëmtuar në ndeshjet ku ai ka ndarë drejtësinë kur ka qenë në pyetje FC Ballkani, ndeshja e fundit ku jemi demtuar në mënyrë drastike me dt:20.10.2019 si mysafir i FC Drita .

Kështu, duke iu referuar ligjeve pozitive të Republikës së Kosovës ku palët në proces kanë të drejt të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit nga procesi, ashtu edhe ne kërkojmë nga organi më i lartë ekzekutiv (FFK) që të mos na delegon gjyqtarët Besfort Kasumi dhe Fatmir Tahiri kur FC Ballkani zhvillon ndeshje zyrtare.

Faleminderit për mirëkuptim .

FC Ballkani

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Superliga vjen sot me ndeshje të jashtëzakonshme, shumëçka mund të vendoset

Elita e futbollit kosovar vjen sot me ndeshjet e javës së 34-të të cilat edhe mund ta vendosin fatin e shumë skuadrave...

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

Recent Comments