Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas fitores së sotme kundër Feronikelit, 2:1, tha se i vjen mirë për serinë e fitoreve të skuadrës së tij.
“Më vjen mirë për fitoren, uroj futbollistët. Dua të mbajmë periudhën e mirë që kemi, dhe e di që na pret një ndeshje e vështirë të dielën”, tha fillimisht Nuhiu në SSK.
“Na mungojë goli i qetësisë në pjesën e parë, por më vjen mirë që pas golit të barazimit reaguam mirë”.
Lëndimi i Rexhës? “Me Rexhën nuk kam biseduar dhe nuk di çfarë të them”.
Mungesa e Lecit? “Vendimi për mos aktivizim sot është marr nga kryesia, ai sot nuk ishte në plane dhe shpresojë të merret vendim sa më parë nga klubi për të”.
Me fitore, Drita tashmë ka pesë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Ballkani.
Kurse, Feronikeli mbetet në pozitën e pestë, pa ambicie këtë vit.