No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Këshilli Profesional i Gjyqtarëve e analizoi ndeshjen në Gjilan, fut gjyqtarët në...

Këshilli Profesional i Gjyqtarëve e analizoi ndeshjen në Gjilan, fut gjyqtarët në procedurë

Këshilli Profesional i Gjyqtarëve në mbledhjen e mbajtur sot ka vlerësuar ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e fundit, me theks të veçantë në ndeshjen Gjilani – Prishtina, ku pati edhe disa skena të pahijshme. KPGJ e ka analizuar videon e ndeshjes dhe ka kërkuar deklaratat e zyrtarëve të kësaj ndeshjeje (nga gjyqtarët dhe kontrollori) për të vepruar tutje me masat, në mënyrë që javët e mbetura të këtij kampionati të përfundojnë me rregullsi maksimale.

Këshilli Profesional i Gjyqtarëve fton të gjitha palët që të përmbahen nga veprimet e pamatura sidomos në këtë kohë të vështirë pandemie, ku nuk është aspak e lehtë organizimi i ndeshjeve. Njëherësh kërkon nga gjyqtarët që të jenë sa më vigjilentë dhe të mos lejojnë të ndikohen nga askush përveç nga fusha e lojës dhe rregullat e futbollit. KPGJ do të vazhdojë t’i monitorojë të gjitha ndeshjet dhe do të japë vlerësim sa më të drejtë të gjyqtarëve. Jemi të vetëdijshëm se gabimet janë njerëzore, por gjithçka do të vlerësohet me përpikëri dhe nuk do të tolerohen gabimet që ndikojnë në rrjedhën e ndeshjejeve.

Qëllimi i të gjitha organeve të FFK-së është që të luhet futboll i rregullt dhe të ketë rivalitet të shëndoshë, në funksion të asaj që epilogu i kampionatit të jetë në bazë të meritave dhe secila skuadër ta ketë rezultatin përfundimtar të edicionit në bazë të cilësisë dhe asaj çfarë ka treguar në fushën e gjelbër. Po ashtu, ftojmë klubet që t’i shmangen deklaratave kërcënuese dhe presionit ndaj gjyqtarëve, në mënyrë që t’u mundësohet që ta kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe të qetë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Përballje gjigantësh në Ligën e Evropës

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për 1/16 e finales së Ligës së Europës. Shorti ka sjellë...

KOK-u po përgatitet për një Kuvend të zjarrtë

Komiteti Olimpik i Kosovës përkatësisht Bordi Ekzekutiv ka caktuar dje datën e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor në institucionin më të lartë të...

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Recent Comments