No menu items!
Ballina KRYESORE Idrizi: Ia kemi vështirësuar punët vetes!

Idrizi: Ia kemi vështirësuar punët vetes!

Kryetrajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, pas barazimit të papritur kundër Vushtrrisë në shtëpi natyrshëm është shprehur tejet i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij, e cila tashmë ia ka vështirësuar dukshëm vetes punët për mbetje në elitë.

“Duke e parë renditjen tabelore nuk na duhet ky barazim, jemi përgatitur për fitore, por futbolli është sport i bukur dhe kur nuk angazhohesh ndëshkohesh, por edhe portieri i tyre e kishte ditën e tyre”, theksoi fillimisht Idrizi për “Super Sport Kosova”.

Tutje Idrizi ka folur për gjasat e ‘minatorëve’ në luftën për mbijetesë kur kanë mbetur edhe katër javë deri në mbyllje të kampionatit.

“Na është vështirësuar puna, por asgjë nuk është e përfunduar dhe unë besoj që 89-shi do të jetë në Superligë”, përfundoi Idrizi.

Trepça ’89 aktualisht ndodhet në pozitën e nëntë të renditjes me 35 pikë, pozitë kjo që e dërgon në një rang më të ulët të garave.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Batatina për llapjanët që i ka kundër: Ata i kemi që çaji të pihet më shumë!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi ka thënë se është i lumtur që 99% të llapjanëve e mbështetin.

“Nuk merremi me analista”: Nga Drita i reagojnë ashpër Granit Begollit për deklaratën kundrejt Xhevdet Shabanit

Nuk ka asnjë dyshim të vetëm se Xhevdet Shabani ka qenë futbollisti më i rëndësishëm te Drita e Gjilanit në vitet e...

Muharrem Sahitit komenton postin e ri në Federatën e Futbollit të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll nga muaji mars nis një mision të qartë, atë të kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Ademi ngushëllon Shukerin për Kranjçarin

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij kroat, Davor Shuker, për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të...

Recent Comments