No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR SIMEONE NGJITET NË PODIUMIN E TRAJNERËVE TE LA LIGA-S

SIMEONE NGJITET NË PODIUMIN E TRAJNERËVE TE LA LIGA-S

Diego Pablo Simeone tashmë është në podiumin e La Liga-s. Trajneri i Atlético Madrid e arriti këtë “stacion” të marten, kundër Celta Vigo. Një “markë” e re personale për të. Në fakt, ai kurrë nuk ndalet të mendojë për këto gjëra, gjithmonë thotë se, kur të mbarojë karrierën, do të shikojë prapa dhe të kuptojë çfarë ka arritur. Sidoqoftë, kjo nuk e pengon trajnerin argjentinas të shtojë rekorde personale, që dëshmojnë për karrierën e jashtëzakonshme që ka si trajner.

Me 323 ndeshje zyrtare në krye të Atlético Madridit, ai tashmë është trajneri i tretë në historinë e La Liga-s, në të njëjtin klub. Pra, e kemi fjalën për numrin e ndeshjeve të drejtuara prej tij me “rojiblancos”. Argjentinasi mundi John Benjamin Toshack si trajnerin e tretë, i cili shërbeu më gjatë në një klub; në rastin e uellsianit te Real Sociedad.

Në këtë klasifikim, Simeone ka përpara vetëm Miguel Muñoz, me 424 ndeshje te Real Madridi, dhe natyrisht Luis Aragonés, i cili e drejtoi Atlético Madrid në 407 ndeshje. Për t’i mposhtur ata, “Cholo” duhet të punojë edhe disa sezone të tjera në stolin e skuadrës “rojiblanco”.

Simeone ka 196 fitore, 77 barazime dhe 50 humbje, që kur debutoi kundër Malaga, më 7 janar 2012. Ai ka raportin më të lartë të fitoreve mes tre trajnerëve, që janë në podiumin e La Liga-s. Simeone ka fituar 60.68% të ndeshjeve të tij, karshi 60.61% nga Miguel Muñoz dhe 47.6% nga Luis Aragonés, ose 39.1% nga Toshack i lartpërmendur në stolin e Real Sociedad.

Në mesin e trajnerëve me të paktën dy ndeshje të drejtuara tek Atlético Madrid në La Liga, Diego Simeone është i treti, me përqindjen më të lartë të fitoreve (323 ndeshje – 60.3%), pas Otto Bumbel (30 ndeshje – 66.7%) dhe Antonio Briones (11 ndeshje – 63.6%).

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli” synon daljen në Evropë

Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër...

Recent Comments