No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR SARRI DHE GUARDIOLA DUAN ZBULIMIN E PREMIER LEAGUES, KUSHTON 90 MILIONË EURO

SARRI DHE GUARDIOLA DUAN ZBULIMIN E PREMIER LEAGUES, KUSHTON 90 MILIONË EURO

Adama Traoré i ka befasuar të gjithë në Premier League, këtë sezon. Lojtari i krahut i Wolverhampton arriti të ndërthurë fizikun dhe teknikën. Rezultati? 4 gola të shënuar dhe 9 asistie, i dyti pas Kevin De Bruyne, sa iu takon pasimeve për gol.

Kështu, sipas ESPN, futbollisti i datëlindjes 1996 ka përfunduar në listën e dëshirave të klubeve më të rëndësishme në Europë. Dy, qëndrojnë mbi të gjithëpër interesimin: Manchester City, në kërkim të një zëvendësuesi për Sané, i transferuar te Bayern Munich, dhe Juventusi.

Objektivi i të huajit spanjoll është Champions-i. Në rast të moskualifikimit, Traoré do të kërkojë largimin nga Wolverhampton, edhe pse në vitin 2018, kur “Ujqërit” e morën nga Middlesbrough për 20 milionë euro, ai irmosi kontratë 5-vjeçare.

Tri vitet e mbetura në kontratë padyshim që paraqesin një pengesë për të interesuarit, gjithashtu çmimi. Klubi anglez e vlerëson Traoré në rreth 90 milionë euro. Një shifër e madhe, që jo të gjithë mund ta përballojnë, veçanërisht në një verë të karakterizuar nga kriza e koronavirusit. Pas një viti, në garën për të flitet se do të hyjë edhe Barcelona, ku Traoré ka qenë para se të transferohej në Angli, më 2015.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bledar Devolli tregon kush është trajneri më i mirë në Kosovë

Sot u zhvilluan dy ndeshje të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani u mposht minimalisht në derbin e javës nga Llapi...

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij Ballkanin

Xhiro e 22-të e Superligës së Kosovës sot na solli dy ndeshje të cilat ndikuan në ndryshimin e renditjes tabelare, duke e...

Deklaratë e përbashkët e Ademit dhe Salihut: “Grushtimi ynë”, sajesë e portalit që prodhon rrena!

Dy drejtuesit e futbollit kosovar, Agim Ademi e Eroll Salihu kanë reagur sonte me një deklaratë të përbashkët, pasi ditën e djeshme portali "Gazeta...

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Recent Comments