Dita e sotme sjell tri ndeshje tejet interesante në kuadër të javës së 29-të të IPKO Superligës.
Pa dyshim vëmendja më e madhe është e përqendruar në Gjilan, ku do të ballafaqohen dy skuadrat pretendente për titull dhe dalje në Evropë, Gjilani dhe Prishtina. Cilado skuadër që pëson humbje në këtë ndeshje do ta ketë më pas shumë të vështirë për ta arritur objektivin. Ndërkohë, në dy ndeshjet e tjera Ballkani e pret në shtëpi Llapin, ndërsa Drenica i bënë konak Ferizajt.
