Tensione të mëdha pas përfundimit të ndeshjes në Gjilan, ku vendësit mundën Prishtinën 2:1.
Pas përfundimit të takimit është krijuar një tollovi e madhe te katërshja e gjyqtarëve, të cilët paraprakisht ishin të rrethuar nga trupat policorë.
Pas protestave të mëdha të mysafirëve, policët lëshuan gaz lotësjellës, i cili dëmtoi trajnerin Armend Dallku.
Më poshtë pamjet nga Gjilani, që nuk i përkasin futbollit.





