No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Mezani: Kundërshtarët të ruajnë qetësinë, gjyqtari nuk ndikoi në rezultat

Mezani: Kundërshtarët të ruajnë qetësinë, gjyqtari nuk ndikoi në rezultat

Trajneri i Gjilanit Gentian Mezani, në intervistën e dhënë për Supersport u bëri thirrje kundërshtarëve që të ruajnë qetësinë pas humbjes së sotme, ndërsa theksoi se skuadra e tij e fitoi në fushë sfidën.

Si i shpjegon këto skena që po ndodhin tani?
Unë mendoj që skuadra që humbet, është mirë të ruajë qetësinë pavarësisht pretendimeve. Nuk jam i mendimit që Prishtina ka të drejtë në pretendimet e saj, pasi u pa qartë që kartoni i kuq ishte.

A mendoni se ndikoi arbitrimi në rezultatin e sotëm?
Jo aspak, pasi ne dominuam takimin me përjashtim të 10-15 minutave të fundit, kur ishte normale të tërhiqeshim në mbrojtje të rezultatit, pasi nuk jemi në një fazë vendimtare të sezonit ku nuk lejohen gabimet.

Sa besoni te titulli kampion pas kësaj fitoreje?
Ne kemi ndeshjen e radhës me Drenicën dhe do të mendojmë për atë tani. Kanë mbetur edhe 4 javë, ku do të kërkojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet tona, me shpresën që kundërshtarët tanë do të gabojnë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

A i paska FFK-ja dy Agim Adema? Derisa presidenti po zhvillon takime në Gjermani, kush është Agimi tjetër që po “rrahet” korridoreve të FFK-së?

Dikush po rrenë, po rrenë aq dobët e aq paskrupullt, saqë demantohet tepër lehtë, tepër thjeshtë, por, cila është arsyeja?Gjatë ditë së sotme, në...

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE...

Prishtina triumfon në Prizren

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25,  21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në FIVE...

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Recent Comments