No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA LA LIGA MADRIDI NIS PËRGADITJET ANTI-COVID PËR FESTËN E TITULLIT

MADRIDI NIS PËRGADITJET ANTI-COVID PËR FESTËN E TITULLIT

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Spanjës, José Luis Martínez-Almeida, tashmë po punon së bashku me Real Madridin dhe qeverinë rajonale për të marrë të gjitha masat e nevojshme për shmangien e turmave të tifozëve, në rast se klubi i bardhë fiton titullin e La Liga-s. Sikurse shpjegohet këtë të mërkurë nga “Marca”, skenarët e mundshëm po analizohen me theks të veçantë, sidomos në ato pika që mund të jenë më konfliktualet: “Plaza de Cibeles”, ku mbështetësit e Real Madridit zakonisht i festojnë triumfet e tyre, dhe “Ayuntamiento y la Comunidad”, ku klubi i organizon festimet e trofeve.

Në këtë kuptim, Këshilli Bashkiak po punon së bashku me qeverinë rajonale për të parashikuar përqendrime të mundshme në “Puerta del Sol”, ku ndodhet selia e “Comunidad”, në ballkonin e të cilit lojtarët do të dilnin për t’u përshëndetur në rast të një akti zyrtar. Almeida dëshironte të dërgonte një mesazh plot kujdes për fansat, duke i kujtuar ata se “fitorja hipotetike e titullit do të festohet, natyrisht, sepse është një meritë e jashtëzakonshme, por kjo të bëhet në kushtet e duhura të sigurisë”.

Për Almeida duhen respektuar protokollet mjekësore, sepse secili individ është pengesa e parë kundër pandemisë. “Ashtu siç ka qenë një kampionat i veçantë, do të jetë gjithashtu edhe një festë e veçantë”, – tha kryebashkiaku, i cili e sheh si logjike dhe të arsyeshme shmangien e grumbullimeve të mëdha të njerëzve si në festat e mëparshme ikonike.

Një ndjekës i kryebashkiakut, tifoz me Atlético Madrid, ka bërë shaka: “Saktësisht të njëjtën doktrinë do të zbatojmë edhe ne në rastin fitores së mundshme të Ligës së Kampionëve nga Atlético Madrid”. Kanë mbetur edhe katër ndeshje nga përfundimi i La Liga-s, e cila do t’i “ulë qepenat” të dielën e 19 korrikut. Aktualisht, Real Madridi e sheh veten 4 pikë para Barcelonës së vendit të dytë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ademi e Salihu takojnë trajnerin gjerman

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë zhvilluar sot takim me përzgjedhësin e Kombëtares U21, Michael Nees. Gjatë këtij takimi u...

Ndërron jetë legjenda e futbollit kroat

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare legjenda e futbollit kroat, Zlatko Kranjçar- “Cico” Kranjëar ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në spitalin e Merkurit,...

E thotë agjenti i lojtarit; Mendy është Mbappe i mbrojtjes

Mbrojtësi i Real Madrid, Ferland Mendy, ishte heroi i madrilenëve në duelin kundër Atalantës në Champions League. Francezi shënoi golin e fitores në Bergamo...

Pioli: Milani nuk hidhet poshtë për dy ndeshje

Milani fitoi kundër Romës dhe tani numëron 8 pikë më shumë se verdhekuqtë. Synimi është që në fund të sezonit kuqezinjtë të jenë në...

Recent Comments