No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR BARÇA TRIUMFON EDHE NË CAS,FITON GJYQIN E RRADHËS PER NEYMARIN

BARÇA TRIUMFON EDHE NË CAS,FITON GJYQIN E RRADHËS PER NEYMARIN

Barça ka fituar edhe një betejë të re gjyqësore për Neymar. Nëse pak ditë më parë drejtësia u pajtua me klubin Blaugrana për një proces gjyqësor të ngritur nga vetë futbollisti, në të cilin kërkonte pagimin e një premiumi rinovimi, tani ka qenë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), që iu ka dhënë të drejtë katalanasve. Këtë herë për një padi të ngritur nga Santos. Siç thuhet në njoftimin për shtyp, të lëshuar nga vetë klubi, “Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e ka refuzuar plotësisht kërkesën e paraqitur nga Santos, në të cilën kërkohej pagesa prej 61.295.000 euro nga Barcelona si dëmshpërblim, me sanksionet përkatëse sportive, pas nënshkrimit të Neymar me gjigantët e La Liga-s”.

CAS konsideron që kontrata midis Santos dhe lojtarit ishte ndërprerë me marrëveshje të ndërsjellë. Pra, Barcelona nuk e prishi marrëveshjen e transferimit kur pagoi shuma shtesë për babanë e lojtarit dhe për kompaninë N&N. E thënë ndryshe, Barcelona nuk bëri asnjë mashtrim financiar kur nënshkroi marrëveshjen paraprake me Neymar, as kur nënshkroi marrëveshjen e transferimit me Santos. Rezoluta e CAS dënon Santos që të paguajë shpenzimet procedurale të Barcelonës, një shumë prej 20.000 frangash zvicerane.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ademi e Salihu takojnë trajnerin gjerman

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë zhvilluar sot takim me përzgjedhësin e Kombëtares U21, Michael Nees. Gjatë këtij takimi u...

Ndërron jetë legjenda e futbollit kroat

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare legjenda e futbollit kroat, Zlatko Kranjçar- “Cico” Kranjëar ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në spitalin e Merkurit,...

E thotë agjenti i lojtarit; Mendy është Mbappe i mbrojtjes

Mbrojtësi i Real Madrid, Ferland Mendy, ishte heroi i madrilenëve në duelin kundër Atalantës në Champions League. Francezi shënoi golin e fitores në Bergamo...

Pioli: Milani nuk hidhet poshtë për dy ndeshje

Milani fitoi kundër Romës dhe tani numëron 8 pikë më shumë se verdhekuqtë. Synimi është që në fund të sezonit kuqezinjtë të jenë në...

Recent Comments