No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR AGIM ADEMI DY VITE NË KRYE TË FFK-SË, SEJDINI VLERËSON PUNËN E...

AGIM ADEMI DY VITE NË KRYE TË FFK-SË, SEJDINI VLERËSON PUNËN E HOMOLOGUT TË TIJ

Agim Ademi ka mbushur sot dy vjet që ndodhet në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ademi u emërua president i FFK-së me 6 korrik të 2018-tës, në kuvendin e parë zgjedhor pas vdekjes së legjendës, Fadil Vokrri.

Përveç faktit të avansimit të futbollit të Kosovës, infrastrukturës dhe ecurisë së përfaqësues A të Kosovës në Ligën e Kombeve dhe eliminatoret për Kampionatin Europian, Agim Ademi kontriboi edhe në prurjen e shumë emrave të futbollistëve në përfaqësuesen e Kosovës. Plot 11 futbollist si Florent Hadergjonaj, Andi Zeqiri, Arijanet Muriqi, Orges Bunjaku, Alban Hajdini, Lavdim Zumberi, Amir Saipi, Lorik Ademi, Mark Marleku, Edi Sylisufaj dhe Ibrahim Drasheviq i thanë “PO” Kosovës gjatë këtyre dy viteve që Ademi ishte i pari i federatës së futbollit kosovar.

Puna e të parit të FFK-së, u vlerësua edhe nga presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.

“Të jesh bartës i barës së udhëheqjes dhe menaxhimit të cilitdo qoftë institucioni në Kosovë është sprovë dhe përgjegjësi e madhe, posaçërisht kur flasim për futbollin që vetëm pak vite më parë është bërë pjesë e familjes së instancave europiane. Prandaj vlerësoj punën që bëhet në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe për këtë përgëzoj kolegun tim Agim Ademi dhe ekipin e tij që janë duke dhënë gjithçka nga vetja për të ecur përpara projektet e nisura që prej pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA. Kanë kaluar dy vite të vështira por edhe të suksesshme dhe besoj që periudha që pason do të sjellë avansim edhe më të madh të këtij sporti në Kosovë. Vlerësoj se Federata nuk duhet e vetme të ec drejt realizimit të qëllimeve, por në këtë rrugë duhet ndihmuar nga gjithë përbërësit e lojës së futbollit. Vetëm ashtu  do të ngritet cilësia në nivelet e dëshiruara”, shprehet presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ademi e Salihu takojnë trajnerin gjerman

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë zhvilluar sot takim me përzgjedhësin e Kombëtares U21, Michael Nees. Gjatë këtij takimi u...

Ndërron jetë legjenda e futbollit kroat

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare legjenda e futbollit kroat, Zlatko Kranjçar- “Cico” Kranjëar ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në spitalin e Merkurit,...

E thotë agjenti i lojtarit; Mendy është Mbappe i mbrojtjes

Mbrojtësi i Real Madrid, Ferland Mendy, ishte heroi i madrilenëve në duelin kundër Atalantës në Champions League. Francezi shënoi golin e fitores në Bergamo...

Pioli: Milani nuk hidhet poshtë për dy ndeshje

Milani fitoi kundër Romës dhe tani numëron 8 pikë më shumë se verdhekuqtë. Synimi është që në fund të sezonit kuqezinjtë të jenë në...

Recent Comments