No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA PREMIERE LEAGUE TALENTI BRAZILIAN I BASHKOHET MANCHESTER CITY-T

TALENTI BRAZILIAN I BASHKOHET MANCHESTER CITY-T

Yan Couto është talenti i radhës që firmos me Manchester City. Mbrojtësi i krahut të djathtë, kampion bote me Brazilin U17, është piketuar shpejt nga “Qytetarët” dhe operacioni është konkretizuar me sukses.

Anësori 18-vjeçar, i krahasuar me Dani Alves, kishte luajtur 11 ndeshje me paratërinjtë e Brazilit, ndërkohë që transferohet në Angli pa debutuar në Serinë A braziliane. Yan Couto mbronte ngjyrat e Coritibia, që në aspektin financiar ka përfituar një shifër të kënaqshme.

Momentalisht në arkat e klubit brazilian kanë kaluar 6 milion euro dhe e njëjta shumë mund të kalojë në të ardhmen, në formë bonusesh. Kjo është marrëveshja mes klubeve, ndërkohë që i riu ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me Manchester City.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kosova mund të ketë telashe për shkak të Covidit në ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll muajin e ardhshëm nis një cikël tjetër kualifikues, atë të Botërorit “Katari 2022”. Do të grumbullohet më 22 mars,...

Muri i Atalantas bie pas 85 minutash, feston Reali

Fitore në frymën e fundit! Real Madrid gjen golin që ndoshta është tepër i rëndësishëm për fatin e kësaj përballje me eliminim direkt, duke...

City i pandalshëm edhe në Champions League

Manchester City është me një këmbë në fazën çerekfinale të UEFA Champions League, pasi ka mposhtur Borussia Monchengladbach në ndeshjen e parë me shifrat...

Presidenti i Dritës vjen me një reagim pasi u mposhtën sot në Prishtinë

Drita ka pësuar një humbje të hidhur e treta rresht përballë Prishtinës, por duket se kjo e fundit ishte më e hidhura.

Recent Comments