No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR NUHIU: PATËM PARAQITJE PERFEKTE

NUHIU: PATËM PARAQITJE PERFEKTE

Kryetrajneri i FC Dritës, Ardian Nuhiu, ka mbetur tejet i kënaqur me fitoren të cilën futbollistët e tij e realizuan në një udhëtim të vështirë siç është ajo ndaj Llapit në Podujevë (0-4), raporton Sheshi.

Tekniku i gjilanasve u ka dhënë gjithë kreditet e merituara futbollistëve të tij, derisa potencoi se kjo ishte njëra ndër ndeshjet më të mira që kanë zhvilluar këtë edicion.

“Një ndeshje e vështirë, por kur brenda skuadrës ke shumë futbollistë kualitativ atëherë gjithçka bëhet më e lehtë. Lojtarët zhvilluan pothuajse një ndeshje përfekt, dhanë gjithçka nga vetja e tyre dhe kjo fitore është plotësisht e merituar për ta”, deklaroi fillimisht Nuhiu për “Super Sport Kosova”.

Nuhiu gjithashtu foli edhe për çështjen “Leci”, derisa sqaroi gjithë situatën e ndodhur para ndeshjes.

“Liridon Leci ka ndjerë një shqetësim në seancën e fundit stërvitore dhe sot nuk desha që ta rrezikoja duke mos e futur në formacion. Por, duke ditur egon e madhe dhe dëshirën që ka për të luajtur nuk deshi të qëndronte jashtë fushës dhe prandaj nuk ishte pjesë e 18-shes. Mirëpo, ai është një futbollist shumë i rëndësishëm për Dritën dhe ne kemi nevojë për të”, përfundoi Nuhiu.

Drita vazhdon të kryesojë kampionatin me 61 pikë, katër më shumë se përcjellësi i parë Prishtina.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Insigne pas ndeshjes shpërthen keq me shokët e ekipit dhe trajnerin Gattuso

Lorenzo Insigne shumë i zemëruar me shokët e tij të skuadrës për mënyrën se si përfundoi Sassuolo-Napoli 3-3. Skuadra e De Zerbi rrëmbeu barazimin për...

Celina nuk e shpëton Dijonin nga humbja e radhës në Ligën 1

Dijoni vazhdon të ketë rezultate negative në elitën e futbollit francez. Në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të...

Recent Comments