Kryetari i klubit të Dardanës nga Kamenica, Sevi Kastrati, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Pasi rezultoi pozitiv, Kastrati është izoluar menjëherë, teksa shprehet optimist që do të mposhtë virusin.
“Unë kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Sigurisht, menjëherë jam vetizoluar dhe i kam marrë masat e nevojshme”, deklaroi Kastrati për Olle.
“Aktualisht jam mirë, mirëpo është një virus përgjithësisht i mundimshëm. Ndonjëherë po më mundon më shumë, por jam optimist që do t’ia dalë me sukses”, shtoi Kastrati.
Sevi Kastrati, kryetar i Dardanës, ka rezultuar pozitiv me Covid-19
Numri një i Dardanës bën thirrje që të gjithë të kenë kujdes me virusin.
“Për fund mund të them kujdes po, panik jo”, u shpreh Kastrati.
Nën drejtimin e tij, Dardana u inkuadrua edicionin që lamë pas në Ligën e Parë, që është një sukses i madh për klubin nga Kamenica.
Dardana synon të përfundojë në një nga dy pozitat e para të tabelës në sezonin e ardhshëm.
Ndryshe, dje në vendin tonë kanë rezultuar 178 persona pozitiv me Covid-19.
