Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka thënë se dështimi i rivalëve në garën për mbijetesë e motivojë skuadrën e tij për të dhënë gjithçka në fushë dhe për ta fituar duelin me Ferizajn (5:2).
“Lojtarët ishin të motivuar që nga ndeshja ndaj Drenicës dhe jemi përgatitur për Ferizajn. Ferizaj ka ekip të mirë pavarësisht kësaj ne kemi ardhur këtë me dëshirën më të madhe për fitore”, tha Idrizi.
“Unë kam përvojën time si lojtar me shumë trajner dhe e di që aspekti psikologjik është i rëndësishme dhe për këtë kam punuar me lojtarët, por gjithsesi, hapat negativ të Drenicës dhe Flamurtarit na motivuan më shumë për fitore sot”, përfundoi Idrizi.