Afatin kalimtar të verës pritet ta shfrytëzojë edhe klubi i Romës e cila do të tentojë të përforcohet në fazën e sulmit.
Klubi kryeqytetas është interesuar për sulmuesin uruguaian, Edinson Cavani, të cilit i ka skaduar kontrata me Paris Saint Germain dhe është lojtar i lirë.
Gaston Fernandez, i cili është i afërt me Cavanin, ka thënë se Roma ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin.
“Ka një ofertë zyrtare për Cavani. Roma më ka kërkuar që të dërgojë ofertë formale te Walter Guglielmone (agjenti i Cavani)”, ka thënë Fernandez.
Për Cavanin janë interesuar edhe skuadra të tjera si: Interi, Atletico Madrid, Newcastle United si dhe në ligën e MLS në ShBA.