No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR BEGOLLI: PO HYJMË NË JAVËN E TITULLIT

BEGOLLI: PO HYJMË NË JAVËN E TITULLIT

Drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli, e ka komentuar fitoren kundër Prishtinës dhe ndeshjet e radhës. Sipas tij, tri ndeshjet në vazhdim duhet fituar në mënyrë që rruga te titulli të bëhet më e lehtë, ndërkohë që qysh në mesjavë bardhekaltrit ballafaqohen me rivalin për titull, Gjilanin.

Ai këtë javë e ka quajtur java e titullit, ngase do të luajnë kundër Gjilanit, Ballkanit dhe Dritës.

“Ndaj Drenicës ishte e vështirë sepse dihet që ata kishin nevojë për pikë, u mbrojtën gjatë gjithë lojës, por neve vetëm fitorja na duhej për luftën që kemi për titull, dhe falë insistimit e arritëm”, deklaroj ai për emisionin Arena Sportive në RTK.

Ndeshja e radhes ndaj Gjilanit? “Jo vetëm kjo ndeshje ndaj Gjilanit por edhe dy ndeshjet e radhës luajmë me kundërshtarët direkt, pra, do të jetë java e titullit, pas do të luajmë ndaj Ballkanit dhe më pas Dritës”.

“Ne do të mundohemi t’i fitojmë që të gjitha, pasi mund t’ia dalim pasi kemi cilësi në ekip”.

“Nëse fitojmë këto tri ndeshje, më pas do të kishim më të lehtë në letër, duke pritur edhe gabimet e kundërshtarëve”, përfundoj Begolli.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi...

Batatina për llapjanët që i ka kundër: Ata i kemi që çaji të pihet më shumë!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi ka thënë se është i lumtur që 99% të llapjanëve e mbështetin.

“Nuk merremi me analista”: Nga Drita i reagojnë ashpër Granit Begollit për deklaratën kundrejt Xhevdet Shabanit

Nuk ka asnjë dyshim të vetëm se Xhevdet Shabani ka qenë futbollisti më i rëndësishëm te Drita e Gjilanit në vitet e...

Muharrem Sahitit komenton postin e ri në Federatën e Futbollit të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll nga muaji mars nis një mision të qartë, atë të kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Recent Comments