Kanë përfunduar dy takimet e sotme në IPKO Superligë.
Në Drenas, Gjilani ka arritur fitore të madhe si mysafire e Feronikelit, me rezultatin 2:0.
Plaku dhe Useini ishin shënuesit e Gjilanit në këtë takim, gjithnjë falë gabimeve të portierit të Feronikelit, Denis Troshupa, i cili në dy raste gaboi rëndë.
Kurse, në Klinë, Ballkani arriti fitore të lehtë ndaj Dukagjinit pasi e mposhti me rezultatin 5:1
Në këtë duel shkëlqeu Blendi Baftiu i cili shënoi tre gola.