No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA PREMIERE LEAGUE KY ËSHTË MENDIMI I MOURINHOS I PER VAR-IN

KY ËSHTË MENDIMI I MOURINHOS I PER VAR-IN

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka thënë se VAR-i i bën dëm futbollit, pas disfatës që pësoi skuadra e tij kundër Sheffield Unitedit të enjten. Portugezi e shprehu besimin e tij se gjyqtari duhet të jetë kryesori në fushën e lojës.

Tottenhami e pësoi disfatën e 11-të të sezonit në Bramall Lane, pasi që Sheffield Unitedi arriti të marrë fitore me rezultat 3:1 falë golave të shënuara nga Sander Berge, Lys Mousset dhe Oli McBurnie.

Berge e zhbllokoi rezultatin e ndeshjen pas rreth 30 minutave lojë, por Harry Kane u duk se e barazoi rezultatin pas dy minutave, pas një vrapimi mbresëlënës nga Lucas Moura.

Megjithatë, festa e Tottenhamit nuk zgjati shumë, pasi që VAR-i e anuloi atë gol me arsyetimin se Moura e kishte prekur topin me dorë gjatë një ndërhyrjeje jashtë zonës së penalltisë.

Gjyqtari Michael Oliver e anuloi golin e Kane, i cili megjithatë shënoi më vonë. Por, goli i Kane s’ishte i mjaftueshëm dhe Sheffieldi i mori tre pikët e ndeshjes, rrjedhojë kjo që e la të pakënaqur Mourinhon.

“Mendoj se nuk mund ta them atë që e ndiej. Nuk është gjyqtari kryesori më. Kryesori tani është gjyqtari ndihmës, burrat dhe gratë me flamuj tani janë ndihmësgjyqtarë të gjyqtarit ndihmës”, ka thënë Mourinho.

“Gjyqtari duhet të jetë kryesori në fushë. Ne po shkojmë drejt një gjëje që është shumë e dëmshme për një sport që ne e quajmë sporti i bukur”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Insigne pas ndeshjes shpërthen keq me shokët e ekipit dhe trajnerin Gattuso

Lorenzo Insigne shumë i zemëruar me shokët e tij të skuadrës për mënyrën se si përfundoi Sassuolo-Napoli 3-3. Skuadra e De Zerbi rrëmbeu barazimin për...

Celina nuk e shpëton Dijonin nga humbja e radhës në Ligën 1

Dijoni vazhdon të ketë rezultate negative në elitën e futbollit francez. Në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të...

Recent Comments