No menu items!
Ballina SUPERLIGA ZEKA DHE 89-SHI NDËSHKOHEN NGA KOMISIONI DISIPLINOR

ZEKA DHE 89-SHI NDËSHKOHEN NGA KOMISIONI DISIPLINOR

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 01.07.2020, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore ka sjellë disa vendime.

Në mesin e tyre është dënimi me gjobë nga 1 mijë euro i dy skuadrave, Drenica dhe Trepça ’89.

Kurse, dënim ka marr edhe presidenti i 89-shit, Abedin Zeka, njësoi si trajneri i kësaj skuadre, Besart Cecelia.

Më poshtë vendimet e plota:

V E N D I M E

KF “DRENICA“ nga Skenderaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRENICA – FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu“ në Skenderaj (raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjes personi i panjohur fyen dhe ofendon gjyqtarët e takimit, i njëjti person edhe në zhveshtore tenton ta sulmojë asistentin e dytë Elvis Bicaj, por falë intervenimit të policisë çdo gjë përfundoi pa ekses). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 1 pika 2,të Rregullores disiplinore; KF “Drenica“ nga Skenderaj; DENOHET në të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KF “TREPÇA ’89“ nga Mitrovica, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXVI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA 89 – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin “ Riza Lushta “ në Mitrovicë (raportet zyrtare ; pas përfundimit të ndeshjes; persona të pa autorizuar futen brenda rrethojave – fushë , ofendojnë rend gjyqtaret e ndeshjes , të njëjtit në hyrje për në zhveshtore , njeri nga ta godet disa herë në pjesën e pasme të trupit asistentin e dytë Fatmir Sekiraqen). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 3 dhe nenin 10 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores disiplinore ; KF “ Trepça 89 “ nga Mitrovica ; DENOHET në të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë euro ). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

ABEDIN ZEKA ; kryetar i klubit të futbollit “TREPÇA 89 “ nga Mitrovica në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për sjellje josportive – drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVI-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare ; pas përfundimit të ndeshjes z. Abedin Zeka futet në zhveshtoren e gjyqtarëve dhe ofendon rëndë gjyqtaret e takimit Pas kësaj reagon Policia dhe të njëjtin e largon nga zhveshtorja e gjyqtarëve). Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika a/4 z.Abedin Zeka – kryetar i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica z. Abedin Zeka; DENOHET me; 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës ndalesë në kryerjen e funksioneve zyrtare në klub lidhur ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës .

BESART CECELIA; kryetarjner i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 008215M77 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për manifestim të sjelljeve josportive drejtuar kryetrajnerit të klubit mysafir z.Synaj Keçi në ndeshjen e javës së XXVI-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare ; minuta e 85-të, kryetrajneri ekipit nikoqir z. Besart Cecelia ofendon rëndë kryetrajnerin e ekipit mysafir z. Synaj Keqi). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenin 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore ; DENOHET në të holla në shumë prej ; 300 euro (treqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e fuqizimit të vendimit. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kuvendi i Punës i FFK-së më 8 prill

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi. Në këtë takim është vendosur që Kuvendi...

Klopp e Solskjaer njëzëri: Nuk i lëmë futbollistët t’i bashkohen Kombëtareve

Një problem serioz në horizont për trajnerët e Premier League-s. Nga data 22 deri më 31 mars, do të ndërpriten të gjitha...

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Recent Comments