No menu items!
Ballina SUPERLIGA VOJVODA DO TA DREJTOJË DRENICËN KUNDËR PRISHTINËS

VOJVODA DO TA DREJTOJË DRENICËN KUNDËR PRISHTINËS

Drenica ka mbetur pa trajner pasi Gani Sejdiu u largua nga skuadra pas ndeshjes me Trepçën ’89, të cilën drenicasit e humbën me rezultat 4:2 në Skenderaj, shkruan Zeri.

Skuadra “kuqezi” ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, sfidë e cila i takon xhiros së 28-të të Superligës.

Drenicën në këtë takim pritet që ta udhëheqë Brahim Vojvoda, i cili është ndihmëstrajner te ky ekip.

“Kryetarja e klubit, Mihane Bekteshi, momentalisht ndodhet jashtë vendit. Besoj se shumë shpejt do të merret vendimi për trajnerin e ri. Besoj se ndeshjen me Prishtinën do ta udhëheq unë”, ka thënë Brahim Vojvoda.

Sfida Prishtina – Drenica luhet të premten, me fillim në orën 20:00.

Prishtina momentalisht ndodhet e dyta, me 54 pikë të mbledhura, katër më pak se lideri Drita.

Ndryshe, Drenica stacionohet e teta me 35 pikë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

De Bruyne rrëfen pikën më të ulët në karrierë: Këtë gjë nuk prisja kurrë!

Kevin De Bruyne ka dhënë një rrëfim të gjatë së fundmi në një intervistë për një nga mediat angleze dhe...

Ibrahimovic do të luajë kundër Kosovës

Sipas mediave lokale suedeze, ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, pritet të rikthehet në Kombëtare cka do të thotë se në fund të...

Shokohet Serbia: Futbollisti i njohur refuzon të luajë për Serbinë zgjedh një kombëtare tjetër

“Çfarë tronditje! Uros Djurdjevic, sulmuesi i Sporting Gijon dhe një ish-anëtar i ekipeve kombëtare të juniorëve të Serbisë, do të luajë për...

FC Prishtina fiton për herë të dytë turneun “Adem Jashari” 

FC Prishtina e ka fituar për herë të dytë trofeun e turneut tradicional në futsall “Adem Jashari”. Në ndeshjen finale të edicionit të 12-të...

Recent Comments